'Dialogu për Universitetin', Rama në 'Facebook': Refuzimi i studentëve ngre pikëpyetje për politizim të protestës

'Dialogu për Universitetin', Rama në 'Facebook': Refuzimi i studentëve ngre pikëpyetje për politizim të protestës

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin në Facebook, me synim për të arritur një dialog me studentët të cilët po protestojnë për të shtatë ditë radhazi ndaj MAS. Kreu i qeverisë theksoi se nuk po kërkon negociata për studentët, por dialog konstruktiv. Rama u shpreh më tej se rezistenca e studentëve ndaj një procesi normal komunikimi nuk ka sesi të mos përkthehet në një politizim të saj. Duke ritheksuar se nuk po kërkon aspak ndalje të protestës, Rama e cilësoi këtë të fundit si një shfaqje të papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit. 

Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata, qeveria do dialog. Ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por, kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Protesta nuk është politike apo është? Apo është e orkestruar në mënyrë të tillë që disa kanë vënë edhe maska që dalin e thonë larg politikës ndërkohë që janë telefoni i prishur i politikës...

Nëse doli një dekan i papërgjegjshëm dhe tha se tarifën nuk do e paguani me këste por të gjithë njëherë, atëherë protesta është e tyre. Unë nuk them ndaloni protestën, vazhdoni dhe protestoni, sepse besoj se kërkesat e tyre do të plotësohen. Besoj se prindërit në shtëpi e kuptojnë shumë mirë se kjo është një shfaqje e papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit. Problemi do isha unë nëse do thoja nuk do ketë dialog, kthehuni në Universitet. Në 2013-ën kërkesa ulëritëse e universiteteve ishte autonomia...Ato tarifa i rriti autonomia. 

Edi Rama, Kryeministër


Lajmi kryesor:

Protesta e studentëve/ Rama u ofron më shumë se çfarë kërkuan: Por duhet dialog


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'