Diamanti mbretëror në ankand pas 300 vitesh
Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore europiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij
Diamanti blu
Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore europiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”.
Guri i errët blu, në formë dardhe, u zbulua në minierën “Golconda” të Indisë, e fillimisht iu dhurua në vitin 1715, Elisabeth Farneses së lindur në Itali, pas martesës së saj me Mbretin Filip të Spanjës.
Që prej atëherë, diamanti i rrallë do të kalonte në më shumë se 7 breza, pasi trashëgimtarët e Elisabethës, të martuar në familje të tjera të mëdha europiane, udhëtuan në mbarë kontinentin, nga Spanja në Francë, Itali e Austri.
Në disa prej momenteve të tij më të rëndësishme, diamanti u mbajt nga Charles II, Duka i Luccas, e ka qenë edhe pjesë e kurorës me gurë të çmuar që besohet të jetë mbajtur nga Marie Antoinette.
Thuajse përgjatë të gjithë historisë së tij, ai njihej vetëm nga pjesëtarët e familjeve të përfshira, por edhe argjendarëve që kujdeseshin për të.
Muajin e ardhshëm, një familje e trungut të Mbretëreshës Elizabeth do të shesë gurin në ankandin madhështor të “Sotheby’s”, me vlerësimin e lartë të vendosur në 5 milionë franga zvicerane, apo 5.27 milionë dollarë, por sipas ekspertëve mund të shitet edhe më shumë sesa aq.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shtëpia në breg të detit u shit 400 euro metri katror!' Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah ankandet fiktive nga përmbaruesit gjyqësorë
4 Tetor, 18:49
-
1 milion dollarë, shitet peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin
18 Maj, 09:41
-
Kitara e Prince mund të shitet në ankand për 600 mijë dollarë
8 Maj, 14:19
-
Ora e artë e pasagjerit më të pasur në bordin e Titanikut del në ankand! Ja shuma marramendëse që pritet të shitet
27 Prill, 16:01
-
Aksionet e KF Tiranës dalin në ankand, shkak borxhet! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar
19 Prill, 16:22
-
Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë
3 Shkurt, 16:56
-
Paris/ Kapela e Napoleon Bonapoarte shitet për 1.9 milionë euro
21 Nëntor 2023, 22:28
-
Xhaketa e Michael Jackson shitet për 250,000 £ në ankand
11 Nëntor 2023, 12:23
-
Gjenevë/ Del në ankand diamanti i rrallë me vlerë 50 milionë dollarë
2 Nëntor 2023, 20:22
-
Më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë! Kryevepra e fundit e Gustav Klimt, blihet për 100 milionë dollarë
30 Qershor 2023, 09:42
-
A do ta blinit këtë çantë mikroskopike? Dikush sapo e bëri për 63,750 dollarë
29 Qershor 2023, 13:54
-
A do e bënit? Një palë xhinse shiten për 87,400 dollarë! Historia e veçantë që askujt s'i shkon ndërmend
16 Tetor 2022, 19:36