Miss Kosova 2012, Diana Avdiu ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë me rastin e 20-vjetorit të saj.

Modeles bukuroshe i kanë dhuruar rreth 501 trëndafila të kuq, të cilat kanë ardhur nga shoqëria e saj në Shkup.



“Jam shumë e lumtur që shoqëria ime po më sjell emocion të papërshkruar në këtë ditë timen.

Falënderoj miqtë e mi nga Shkupi, po ndihem shumë mirë. 501 lule për datëlindjen time të 20-të”,- është shprehur Avdiu.



Gjithashtu ajo ka publikuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shfaqet e rrethuar prej trëndafilave.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

7/2