Kandidatja e ASHE-së për bashkinë e Pogradecit Diana Mile ka përmbyllur ditën e sotme fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit.
Mile e ka përmbyllur fushatën e saj duke bërë një shëtitje në qytetin liqenor ndërsa ka shpërndarë fletëpalosje për qytetarët në shenjë falënderimi për mbështetjen që ata kanë treguar gjatë një muaji fushatë.
Ndërsa ka shprehur vlerësimin dhe përkrahjen e bashkëqytetarëve kandidatja Diana Mile në një intervistë për A1 Report ka pohuar se fitorja e saj do të jetë fitorja e gjithë qytetarëve pogradecar të cilët me qytetarinë e tyre kanë bërë që fitorja të jetë bindëse për koalicionin e majtë.
“Unë jam e bindur sepse nëpërmjet kësaj qytetarie ne arritëm të përkrahim, të krijojmë ide dhe mënyrën se si do punojmë mbas 21 qershorit. Unë ju jam shumë mirënjohëse të gjithë banorëve të Pogradecit për qytetarinë e tyre që treguan dhe për votën që ata do më japin mua në 21 qershor.”- tha Mile.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO