Samitet e Diasporës lindën si një nevojë për të thelluar bashkëpunimin dhe përfshirjen aktive të diasporës shqiptare në jetën shoqërore dhe institucionale të vendit, por edhe për të nxitur rikthimin e emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre.

Tradita e samiteve nisi në mandatin e parë të Kryeministrit Rama, në 2016, kur socialistët kishin 3 vite që e kishin marrë pushtetin. Që prej asaj kohë në Tiranë janë mbledhur 4 herë shqiptarët nga çdo cep i botës, që koiçidojnë me 4 mandatet e Ramës, një samit për një mandat qeverisës.

 

Samiti i parë i Diasporës në 2016

Vjeshtën e vitit 2016, një javë para festës së flamurit, nga 18-a deri më 20 nëntor Tirana priti rreth 800 personalitete dhe përfaqësues të diasporës duke u cilësuar si “Kuvendi i parë gjithëshqiptar”. Kosova asokohe përfaqësohej në këtë samit nga Presidenti Hashim Thaçi, ende në liri, ndërsa nuk munguan figurat nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë takim të parë u vendosën piketat për një institucionalizim të bashkëpunimit ndërshqiptar, nevoja për struktura të përhershme shtetërore që merren me diasporën, dhe krijimi i një rrjeti kombëtar për të lidhur mendjet dhe potencialet e shqiptarëve jashtë vendit me zhvillimin e brendshëm. Një vit më vonë, nisur nga ky samit, u krijua Komitetit Shtetëror për Diasporën, një organ konsultativ që do të ndihmonte nismat për shqiptarët jashtë.

Samiti i dytë u mbajt 2 vite e gjysmë më vonë, pranverën e vitit 2019. Shqipëria kishte tashmë dhe një ministër të dedikuar për diasporën, Pandeli Majkon i cili do të qëndronte në krye të kësaj ministrie dhe marrëdhënieve me diasporën për 4 vite. Këtë herë, takimi i dytë me atdhetarët shqiptarë ishte menduar të mbahej mes Tiranës dhe Lezhës, duke e lidhur me simbolikën e bashkimit të madh të shqiptarëve, Kuvendit të Lezhës më 2 mars 1444. Samiti u mbajt në datat 28-2 mars 2019, ndërsa në Tiranë u organizuan një sërë aktivitetesh kulturore në kuadër të këtij takimi.

Samiti i dytë i Diasporës në vitin 2019

Ndërsa Samiti i Tretë u mbajt 3 vite më parë, në 2023-shin. Qindra përfaqësues të diasporës u mblodhën në pallatin e kongreseve në datat 22-23 nëntor, takim i konceptuar si një forum për prezantimin e ideve dhe politikave shtetërore me qëllim për të nxitur rikthimin dhe përfshirjen e emigrantëve shqiptarëve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale të vendit. E drejta e shqiptarëve jashtë për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit amë u diskutua edhe një herë në këtë samit, dhe do të bëhet realitet vetëm 2 vite më vonë, majin e 2025-s kur rreth 200 mijë shqiptarë nga e gjithë bota votuan për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të Tiranës.

Samiti i tretë i Diasporës në vitin 2023