Dibër, 21 vjeçarja vritet nga
i ati, ishte 5 muajshe shtatzënë

DIBER - Autopsia e bërë mbi trupin e pajetë të 21 vjeçares Fatmira Dushku e cila u vra nga i ati ditën e djeshme, ka treguar se ajo ishte 5 muajshe shtatzënë. Po ashtu autopsia ka treguar se Fatmira Dushku është qëlluar me 8 plumba duke hedhur kështu poshtë pretendimet e familjarëve të cilit e kishin raportuar vdekjen e saj si aksident.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se 21 vjeçarja kishte një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh me një djalë çka ka çuar edhe në vrasjen e saj nga i ati Duksan Dushku, 69 vjeç

Ndërkohë po sipas të njëjtave burime mësohet se po hetohet edhe mbi dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e personave të tjerë familjes në krim. Kështu policia ka shoqëruar në komisariat edhe një prej vëllezërve të viktimës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrajse.

Fatmira Dushku u vra nga i ati ditën e djeshme në fshatin Sllovë të Dibrës. Vetë familjarët e raportuan si aksident vrasjen e saj ndërsa ishin hetimet e policisë të cilat zbuluan krimin e rradhës brenda familjes.

vrasja ne diber
(Në foto: Arkivoli me trupin e Fatmira Dushkut duke u transportuar në morg)

DIBER, BABAI VRET VAJZEN, U RAPORTUA SI AKSIDENTALE NGA FAMILJA

Krimi në familje këtë herë shënon viktimën e radhës në fshatin Sllovë të Dibrës. 21 vjecarja, Fatmira Dushku, është ekzektuar me armë zjarri nga babai i saj, Doksan Dushku. 

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dushku në fshatin e thellë malor të Dibrës një ditë më parë, ndërsa vdekja është raportuar si aksidentale nga familjarët e saj, të cilët kanë pohuar se ajo ka rënë nga kati i dytë.

Policia teksa ka marrë informacion në rrugë operative se vdekja e 21 vjeçares nuk ka ndodhur aksidentalisht është nsiur drejt Sllovës për të hetuar, krimin e fshehur nga familja Dushku.

Rezultatet e grupit hetimor kanë dalë në përfundimin se e reja është qëlluar me arme zjarri të tipit, çifte, ndërsa menjhërë pas kësaj është bërë shoqërimi në polici i familjarëve të viktimës. Mister mbeten ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që coi krimine radhës brënda famijes.

Ndërkohë grupi hetimor, ka marrë trupin e pajetë të 21 vjeçares për ta çuar në morgun e spitalit, ndërsa gjatë rrugës nuk kanë munguar as incidentet, teksa është prishur goma e ambulancës.

Incidentet nuk kanë munguar as në morg ku arkivoli ka qënduar për shumë minuta jashtë morgut pasi punonjësit nuk ndodheshin aty. Trupit të viktimës tashmë pritet ti bëhet ekespertiza mjekoligjore, e cila do të jape më shumë të dhëna për këtë ngjarje

Blutë e Dibrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa banorët e fshatit të tronditur nga ky krim refuzojnë ta komentojnë atë para kamerave.

arkivoli me logo
(Në foto: Arkivoli me trupin e viktimës para derës së morgut)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj