(EMRAT) Burrel, arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, shisnin drogë afër shkollave! U sekuestrohet çanta plot me doza kanabis dhe arsenal armësh

Burrel - Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 22-vjeçar, pasi akuzohen se shisnin doza kanabsi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

23-vjeçari i identifikuar si Jurxhini Sada, pasi ka parë uniformat blu ka hedhur nga dritarja e automjetit tip “Benz”, të cilin po drejtonte, një sasi kanabisi dhe një dorezë hekuri, dhe ka tentuar të largohej por pa sukses.

Gjatë kontrolleve në banesën e dy vëllezërve policia ka gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje (gjithsesj 174 doza), 47 fara cannabisi, 1 radio marrëse-dhënëse, 1 rrip multifunksional, 1 jelek si të Policisë, si dhe 2 shkopinj metalik, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 krëhër kallashnikovi me 25 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provë materiale së bashku me dozat dhe me përforcuesin e grushtit, që u gjetën në momentin e ndalimit, celularin e të arrestuarit dhe automjetin tip "Benz", që përdorej për shpërndarjen e dozave të cannabisit.

Policia deklaron se nga hetimet e thelluara ka rezultuar 23-vjeçari kryente veprimtarinë kriminale në bashkëpunim me vëllain e tij, Andi Sada, 22 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

"Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi J. S. e kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, së bashku më vëllanë e tij, shtetasin A. S., 22 vjeç. Vijon puna puna intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen e 22-vjeçarit, përpara përgjegjësisë penale",-njofton policia.

Goditja e veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve u bë në kuadër të megaoperaciont “Tempulli”.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete