Janë kryer kontrolle nga Policia Rrugore e Dibrës, ku si rezultat disa shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin të dehur, disa të tjerë në mënyrë të pa rregullt e duke shkelur rregullat e qarkullimit.
Gjatë fundjavës është arrestuar 1 person dhe është vënë nën hetim 1 tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Janë pezulluar në total, 5 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Janë gjobitur 82 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar, 10 drejtues për mospozicionim të mjetit në karexhatë dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Kontrollet nga ana e Policisë Rrugore vijojnë në çdo aks rrugor, e cila bënë thirrje për respektimin e rregullave.