DIBËR-Policia ka gjetur vajzën 17-vjeçe, e cila u largua mbrëmë nga banesa, pasi zjarri dogji banesën.
Vajza e pronarit të banesës, shtetasja O.T, rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjve në momentin që banesa ka marrë flakë u largua e frikësuar dhe u fsheh, por pas kërkimeve nga policia dhe të afërmit është gjetur e ulur në trotuar në qytet.
Vajza është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në praninë e psikologut.
Banesa u dogj mbrëmë në fshatin Guri i Zi, të njësisë administrative Arras.
Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com