Policia e Dibrës zbuloi se në një zonë të pyllëzuar në fshatin Guri i Zi të Dibrës, ishte kultivuar kanabis.

Përmes pamjeve me dron, efektivët zbuluan koordinatën e saktë, dhe ndërhynë duke arrestuar një person të armatosur që ruante parcelën.

Aty ishin kultivuar 300 bimë kanabisi.

Lulzim Marku, 43 vjeç, banues në Tiranë, u kap me pushkë, në ambientin ku kishte kultivuar bimët narkotike, të cilat u asgjësuan.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.