DIBER - Një punonjës civil në sektorin e IT në Drejtorinë e Policisë së Dibrës është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij polic, e si pasojë ka ndërruar jetë rrugës teksa transportohej me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Report Tv mëson se Ardian Roqi është qëlluar me armë zjarri nga 55 -vjeçari, Naim Muliu, rreth orës 19:15 të kësaj të enjteje. Të dy punonjësit e policisë po ktheheshin me makinë nga Maqellara kur janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.

Debati ka agravuar e Naim Muliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të Ardian Roçit. Ky i fundit fillimisht është dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe më pas e kanë nisur me helikopter drejt Tiranës por s’ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Autori i krimit pas vetë-dorëzimit në komisariat është prangosur nga kolegët e tij dhe po merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

I.q/Er.K/Shqiptarja.com