Pas helmimit të 95 personave në Dibër, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka dhënë vendimin për procedimin penal të shtetasit G.S, pronari i pastiçerisë .

Shtetasi G.S, 39 vjeç,akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas dyshohet se ka shitur ëmbëlsira jashtë kushteve dhe standarteve që kërkon ky produkt ushqimor, ku për pasojë persona të grup

moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua dje në qytetin e Peshkopisë ku spitali rajonal u popullua nga pacientë të rritur e të mitur me dhimbje të forta në bark e të vjella.

Pacientët e mbërritur në spitalin e Peshkopisë janë pyetur gjerë e gjatë mbi aktivitetin e kryer para se të pësonin helmimin. E përbashkëta në 
rrëfimin e tyre ishte se të gjithë kishin konsumuar ëmbëlsira pak minuta para se të helmoheshin.

Ata dhanë dhe emrin e pasticerisë, ndërsa autoritetet përkatës bënë pezullimin e punës në ambientet e ëmbëltores.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com