Dibër- Dy familje sherr në lokal duke pirë alkool, vritet me thikë 29-vjeçari! Pranga dy autorëve dhe vëllait të viktimës
Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjeç që ka plagosur 24-vjeçarin M. H. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllanë e tij dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin e fshatit, ku viktima dhe autorët kishin konsumuar alkool.
DIBËR- Një konflikt i çastit, mes dy vëllezërve të dy familjeve Plaku dhe Hysa, pasi kishin konsumuar alkool në lokalin e fshatit deri në orët e para të mëngjesit, është kthyer në tragjedi për një 29-vjeçar.
Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive të paqarta, ku 29-vjeçari i identifikuar siDukagjin Plaku është qëlluar me thikë, e për pasojë ka humbur jetën në spital. Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Qazim Plaku 24 vjeç që ka plagosur 24-vjeçarin Myrteza Hysa. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllanë e tij, Jurgenin dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, teksa uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar dy vëllezërit, Jurgen dhe Myrteza Hysa, banues në fshatin Sllatinë dhe vëllanë e viktimës, të përfshirë në konflikt Qazim Plaku. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi nga sherri ka marrë disa plagë në trup. Aty i është komunikuar edhe masa e arrestin. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtjen familjen Hasa, për të parandaluar një përshkallëzimin e konfliktit mes dy familjeve.
Zbulohet fotoja/ Ja kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë dhe vëllai i tij të përfshirë në sherrin me thika në Dibër
Vikima majtas, Dukagjin Plaku dhe i vëllai djathtas, Qazim Plaku
Report Tv ka siguruar foton e dy vëllezërve, Plaku të përfshirë në konflikt, Dukagjin dhe Qazim Plaku. Qazimi ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital, ku i është komunikuar edhe masa e arrestit. Burime bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtje familjen Hysa, për të parandaluar një hakmarrje të mundshme nga familja Plaku.
Bajgllik i gjalle egersirash..
PërgjigjuSi nuk u bet njerez akoma. Akoma barinj keni ngel. ncncnc
PërgjigjuMos i ofendo barinjet të lutem , njeriu më lehët kuptohet me dhtazët se sa me njerëz !