Dibër, shpërndanin drogë në shkolla, arrestohen tre të rinj

Dibër, shpërndanin drogë në shkolla, arrestohen tre të rinj

Tre të rinj kanë rënë në pranga, pasi shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në qyteti e Dibrës. Mësohet se në pranga kanë rënë Sh. D., 23 vjeç, A.Gj., 24 vjeç dhe G. D., 30 vjeç.

23-vjeçari me inicialet SH.D. merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave dhe "piketonte" si blerës nxënësit. Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçari përgatiste G. D. që të kultivonte bimën.

Dy të rinjtë bashkëpunonin dhe me A.GJ, ku përveç shkollave, shpërndanin drogë edhe në lokale. Ato u arrestuan në flagrancë, teksa në tavolinë iu gjetën lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/04/2019 10:29

    Dërrmojini bajgat nga 25 vjet e sipër. Vetem keshtu mu tëria do te behet zap!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush