Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët

VLORË- Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, Vlorën. Asambleja e PS-së në mbledhjen e sotme zgjodhi me 199 vota diplomatin Ermal Dredha, i cili fitoi kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 55 vota.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci, pasi ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

Gjatë mbledhjes së asamblesë, kryeministri Edi Rama kritikoi deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kishin bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie. Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe deputeti Vullnet Sinaj. Më pas kreu i qeverisë do të marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e ekipit të Flamurtarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, kush është diplomati që do kandidojë për kryetar bashkie

 

Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 10 korriku: 26/03/2023 15:57

    Te bejn Ca' te duan vetem te na shtrojne kete rrugen e centrales Se na i lane keshtu ketà te Lelit.Dje qe ishte Rama ne vlore e mbyllen sa te ikte ai se mos ta shkonte katrahurren

    Përgjigju
  • #ergysin: 26/03/2023 12:42

    O Ergys vetem Ardi rushitit dhe tan licua i bejn 10 mi vota qe te fitoj Ermali po mos kerkoni pastaj ndere ne bashki do thoni qe e bem ne kryetar Ermalin

    Përgjigju
  • Ergys Alushi: 26/03/2023 00:59

    Mos thoni qe nuk u thashe. Vloren dhe Selenicen i humbi PS. Keta 2 kandidatet nuk do i votojne socialistet, nuk i duan! Ta gezoje PD fitoren ne Vlore dhe Selenice!

    Përgjigju
  • Latifi: 25/03/2023 17:46

    O zoti kryeminister po na solle djalin e hali lelit nje pacavure tani na sjell djalin e neki dredhes po cfare beni keshtu per vec teje asnje sa per per vloren ne 35 vjet po largoj vilmat e anduelrat e llumin se gjynaf pesaja ne vlore kish njeres te pa shoq tani vetem bajgat kan ngele dhe ky kandidat do fitoj po me shume do fitoj tan licua djali tezes se ben ametes e te tjere

    Përgjigju
  • Vlonjati socialist: 25/03/2023 17:27

    Vazhdon vendosja e kryetareve sipas emrave te familjeve e te baballareve te tyre dhe jo sipas aktivitetit e merites.Fatkeqesi.Pasi u vendos djali i Halil Lelit,sepse ishte i biri i ketij te fundit, tani u kthyem tek nje emer tjeter i njohur i Vlores.Neki Dredha,nje ish drejtor spitali i viteve 1990, dallkauk i periudhes se pare te tranzicionit (qe e shfrytezoi mire rremujen e ndryshimit te sistemit dhe bashke me shoferin e tij te asaj kohe s'lane gje pa bere rrembyer)dhe aspak figure e denje e PS se Vlores.Vertet eshte rreshtuar majtas?!etj etj, ka bere dhe kariere,se helbete si drejtor spitali ka bere ndere majtas e djathtas etj etj dhe me pasurite e bera ne kete forme e rregulloi djalin dhe ne diplomaci, por Vlora e Vlonjatet kane kujtese per NekiDredharakun. Per te birin nuk mund te flas,pasi nuk e njoh, por nese eshte si i jati, me mire te mos te jete . Te shohim se cfare kungulli do dale.Por Vlora i ka munesite te zgjedhe per kryetar bashkie nje djale Vlore qe ka punuar e sakrifikuar per popullin e vlores, per PS-ne dhe per qytetin e Vlores dhe jo te vije rekomande nga jashte shtetit,se Vlora nuk ka humbur per djem e per vajza, si ne ate kohe e ashtu dhe ne kohen e sotme! Por c'ti besh kur Edi Rama terhiqet dhe nxitet te gjeje mollokuper si ky i tashmi dhe u imponohet PS-se se Vlores e drejtuesve te saj,pasi eshte ne pozicion te mos i kundershtoje asnje dhe rasti i Shpetim Lelit eshte akoma i fresket!

    Përgjigju
  • Tutu: 25/03/2023 15:59

    Vertet Vloren e ndihmoi te rregullohet Edi.. po ky pushteti me tapi fisnore duhet te beje syhapet vlonjatet..Edi ka shkuar per lesh… ne fillim donte tu conte per kbashkiak Afrimin , hajdutin e unazes madhe Tirane dhe kur nuk i eci e beri prefekt te Tiranes.. fiks si Saliu me vrasesit e Remzi Hoxhes qe i beri prefekta, drejtor tatimesh etj…o popull hajvan keta jane pasuruar aq shume sa u duket perendi.. prandaj zbritini nga froni… beni NDRYSHIM , qe te shihni nje dite te bardhe…

    Përgjigju
  • Aldo: 25/03/2023 15:30

    Po ska te tjere qe vihen djemt e baballareve kot a mer km e bere mullar

    Përgjigju
  • Marjola: 25/03/2023 14:14

    Kryeministri drejt humbjes ne vlore. Bashkine Himare e ka shitur te Fredi Beleri, vrasesi te peshkopise Micotaqi e kerkuar kete bashki dhe Rama i a ka ber dhurate. Prandaj dhe ka vendosur Jorgo Goron ne pikepyetje. Cdo emer tjeter ne Himare, pervec Jorgos, do jet per te humbur bashkine

    Përgjigju
  • Artan: 25/03/2023 14:13

    Lideri suprem vendsi e populli e zgjodhi. Njesoj edhe me Lelin. E gjeti neper bote e na e solli. Lideri vizjonar mendon per ne Ce duam demokracine. Ku di populli te zgjedhi vete.

    Përgjigju
  • urim: 25/03/2023 14:10

    Me fitore ishalla

    Përgjigju
  • Turi: 25/03/2023 13:46

    Vetem Vullneti mos te vihej dhe te vinin ke te donin. Sina burri me i pa bese qe ka pare qarku i vlores. Urime te gjithve pervec kompnise sina

    Përgjigju
  • miri: 25/03/2023 13:43

    Nje kryeminister qe eshte ne gadishmeri te plote per cdo gje dhe kjo tregon sesa detajist qe eshte

    Përgjigju
    • Lindita: 25/03/2023 21:34

      Po Linda ashtu eshte

  • Mondi: 25/03/2023 13:19

    Urojme qe te behen zgjedhjet e duhura qe ti zhvillojne sa me shume qytetet

    Përgjigju
  • Ani: 25/03/2023 13:15

    Ju uroj suksese te gjithe kandidatve

    Përgjigju
  • Luli: 25/03/2023 12:22

    Per sa kohe aty ne PS jane Vilma Bello dhe Andueli poshte e me poshte do shkoje PS pasi flirtoje me te gjithe dhe ujin nen rogoz

    Përgjigju
  • Flori: 25/03/2023 12:11

    Do jete bisedime te rendesishme per te miren e ketij qyteti

    Përgjigju
  • Goni: 25/03/2023 12:09

    Shpresojme te vendoset i duhuri dhe ne kete qytet

    Përgjigju
  • Berta: 25/03/2023 10:26

    Duket lideri vizionar , ne cdo moment e shohim ne krye te deputeteve ne zona te ndryshme per te pare ecurine e tyre

    Përgjigju
    • Agron: 25/03/2023 19:00

      Z Ermal eshte nje kandidature e persosur ! Djal me kulture dhe i domosdoshem per bashkine tone . Respekte per te dhe i uroj te eci ne gjurmet e te atit qe ka lene mbresa dhe ka drejtuar me ndershmeri dhe perkushtim bashkine Vlore.Vlora mezi pret zgjedhjen e tij.

    • tirona: 25/03/2023 14:06

      O Vlora je gjigand ????????

    • Vlonjat: 25/03/2023 12:31

      Berta je vertet viziokare si femer...

    • erion: 25/03/2023 11:49

      ki pak respekt per veten,ku jeton ti ,ketu apo ne hene? lideri vizionar ka cdo dy jave nje skandal diku ,cfare tregon kjo ,qe ka vizion? Ose ke patronazhiste e kapur me nje vend pune diku ne administrate ose je pjese e sufllaqexhinjve ne ndonje bodrum bashkie apo ministrie......pa shtylle kurrizore

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?