E rëndë në Dibër/ Pllaka e mermerit zë poshtë punëtorin, 35-vjeçari vdes në spital! Ishte babai i 6 fëmijëve! Në polici pronari e menaxheri i punishtes

E rëndë në Dibër/ Pllaka e mermerit zë poshtë punëtorin, 35-vjeçari vdes në spital! Ishte babai i 6 fëmijëve! Në polici pronari e menaxheri i punishtes

Viktima, Bedri Markja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë të Dibrës, ku një 35 vjeçar është zënë poshtë nga pllaka e mermerit në punishten në Çernen të Maqellarës ku punonte.

Në punishte përgatiteshin pllaka varresh dhe në rrethana ende të paqarta një pllakë e madhe mermeri ka rënë dhe e ka zënë poshtë Bedri Markjan, baba i gjashtë fëmijëve dhe punonte në atë subjekt prej kohësh. 

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë,  dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore"  informoi sot policia e Dibrës.

Shqiptarja.com mëson se pllaka e mermerit që e ka zënë poshtë ishte me sipërfaqe  3x3 m .

Policia ka shoqëruar Urim Bulkun, pronarin e subjektit "BULKU MERMER" dhe menaxherin e subjektit ku ishte i punësuar 35 vjeçari, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë në punë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
E zuri pllaka e mermerit poshtë duke punuar, ky është 35-vjeçari që ndërroi jetë në Maqellarë! Baba i gjashtë fëmijëve (FOTO-EMRI)

1700149288_bedrigezimmarkja.jpg

Ky është 35 vjeçari Bedri Markja që ka humbur jetën ditën e sotme në Çernene të Maqellarës në një subjekt që punonte me pllaka mermeri për varre. Gjatë punës i ka rënë një pllakë e madhe duke e zënë poshtë. Bedri Markja ishte baba i gjashtë fëmijëve.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën