Dibër, ujësjellësi i Sopanikës i kalon
bashkisë, vendorët: Vendim i vonua

Dibër, ujësjellësi i Sopanikës i kalon<br />bashkisë, vendorët: Vendim i vonua
Ujësjellësi i Sopanikës tashmë do të jetë në adiministrimin e bashkisë së Dibrës, çka pritet te ndikojë në mirëfunksionimin e këtij ujësjellësi.

Kjo u vendos ne mbledhjen e radhës në Këshillin e Qarkut Dibër, ndërsa për kreun e këshillit të qarkut, Hajri Laçi, dhe kryebashkiakun, Shukri Xhelili, ky është një vendim i vonuar.

Sot është mbledhja e Këshillit të Qarkut Dibër me këtë rend dite: Për miratimin e kalimit të administrimit në Bashkisë Dibër të ujësjellës  të Sopanikës. Për miratimin e linjave ndërurbane për bashkinë Bulqizë e Klos. Për miratimin e komisionit të posaçëm dhe dhënien e titullit “Qytetar nderi” doktor profesor Ahmet Kamberit’ tha ai.

Kjo pikë ngjalli debate në mbledhjen e Këshillit të Qarkut, por në fund ajo u votua.

Në këtë mbledhje këshilltarët kanë dhënë dakordësinë e tyre të plotë edhe për pikat e tjera në rend dite si miratimi i linjave ndërurbane në bashkinë Klos dhe Bulqizë, ndryshim në zërat buxhetor të Këshillit të Qarkut Dibër, miratimin e ndryshimit të nivelit të pagave për administratën e Këshillit të Qarkut.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon