Dibranët dhe gjirokastritët më të kujdesshëm për shëndetin, durrsakët dhe kuksianët më pak

Dibranët dhe gjirokastritët më të kujdesshëm për shëndetin, durrsakët dhe kuksianët më pak

Foto ilustruese

Viti 2020 i pengoi vizitat fizike në qendrat e shërbimit parësor në vend, prej masave kufizuese nga pandemia e Covid-19, por në disa qarqe qytetarët kanë qenë më aktivë për të kontaktuar me mjekun e familjes se, në disa qarqe të tjera.

Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se, qytetarët e Dibrës kishin numrin më të madh të kontakteve me mjekun. Mesatarisht në vitin 2020 një banor i qarkut kontaktoi mjekun e familjes në shërbimin parësor 3.7 herë. Të dytët për numrin e madh të vizitave ishin qytetarët e Gjirokastrës me 3.5 vizita për banorë. Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend e për rrjedhojë ka më shumë të sëmurë kronike që kërkojnë shërbime më të shpeshta shëndetësore. Më tej rendin banorët e Lezhës me 3.3 kontakte me mjekun e familjes gjatë vitit.

Në krahun tjetër banorët e Kukësit kishin numrin më të ulët të kontakteve me mjekun e familjes në rang vendi me vetëm 1,9 vizita për banorë më 2020 dhe më tej Durrësi me 2 kontakte për banorë.

Shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor është pika e parë e kontaktit të popullsisë për zgjidhjen e problemeve shëndetësore. Institucionet bazë që ofrojnë këto shërbime janë poliklinikat, qendrat shëndetësore, ambulancat dhe shërbimet e veçanta të konsultoreve të fëmijëve dhe të gruas.

Numri më i madh i këtyre institucioneve është përqendruar në qarqet ku dhe popullsia është më e lartë, në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Gjatë vitit 2020, numri mesatar i kontakteve të popullsisë në shërbimin parësor në nivel vendi, është 2.6 kontakte për person.

Nga ana tjetër çdo individ mund të ndikojë në mundësitë e tij për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme duke përshtatur zgjedhjet e tij të jetesës, si për shembull, kontrollet mjekësore, aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme dhe eliminimi i sjelljeve me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, parandalimi i aksidenteve rrugore etj.

Në vitin 2020, në Shqipëri numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet ishte 27.605. Numri i vdekjeve në nivel vendi shënon një rritje me 25,8%, krahasuar me një vit më parë. Në nivel qarku, Lezha dhe Tirana kanë rritjen më të lartë të numrit të vdekjeve, përkatësisht 34,2% dhe 32,3%.

Ndërkohë Vlora dhe Dibra ka regjistruar rritjen më të vogël të vdekjeve, përkatësisht 10,6% dhe 9,3%./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm