‘Diçka nuk shkon me harmoninë e Kombëtares’, Vata: Djali im nuk përshtatet me filozofinë e FSHF-së

Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi vata, në një intervistë për Report TV, thotë se fitorja 2-1 kundër Kosovës nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë para dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve të kuqezinjve. Sipas Vatës ajo më së shumti ngjasoi me një ndeshje miqësore.

“Më tepër ishte një ndeshje stërvitore që i shërbeu skuadrës për të qenë në formë normale. Nga kjo ndeshje të gjithë morën ngarkesën e duhur. Ishte një ndeshje që nuk kishte intensitet, agresivit, por ishte një ndeshje e mirëllogaritur. Gjithsesi nuk kishte shumë raste për të thënë dominoi një skuadër apo një tjetër."

Përse Kombëtarja nuk është në vendin e parë kur në letër ka futbollistë shumë më cilësore në skluadër?

“Unë mendoj se diçka në shkon me harmoninë e grupit. Nuk shikoj një kimi të një kombëtarja që luan me energji pozitive, me dëshirë, me pasion, me grintë. Nuk ka një brend lojë.”

Ju vjen keq që djali juaj, Rroku Vata, nuk është ftuar në ekipin tuaj kombëtar?

“Shumë njerëz mund të më quajnë mua tradhtar, që është vendimi im që djali nuk është në ekipin kombëtar. Rroku ndërkohë është 16 vjeç , por sigurisht është në rrugën e mbarë. Nuk e di nëse do mbërrijë në ato nivele që duhet të mbërrijë. Ka për të patur shumë vështirësi, por nuk më vjen keq që nuk është thirrur nga ekipi kombëtar shqiptar. Kjo sepse unë ndoshta me gjithë djalin tim nuk jemi të përshtatshëm për drejtuesit e FSHF-së. Të jem I sinqertë ndoshta nuk është edhe lojtari që përshtat me filozofinë e punëve të tyre.”

Ne.k./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb