Rudi Vata në 'Minuta Zero': Na duhet grinta e minutave të fundit, Laçi më i miri në fushë! Hysaj? Jo ai i mëparshmi

Shqipërisë i duhet që ta nisë sfidën me Spanjën me grintën e minutave të fundit të lojës që zhvilloi me Kroacinë, ku edhe barazoi për Euro 2024.

Kështu thotë ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata në një intervistë në ‘Minuta Zero’ hapësira sportive dedikuar Euro 2024 në Report Tv. Për ish-futbollistin Qazim Laçi, i cili ishte edhe autor i golit të parë, ishte lojtari më i mirë në fushë.

'Në krahasim me ndeshjen tjetër Kroaci nuk ishte Italia Shqipëria ishte shumë mirë më e organizuar. Në pjesën e para ishte solide e mirë organizuar. Mendoj se skuadra po funksiononte mirë deri kur u largua Laçi. Mendoj se lojtari më i mirë ishte Laçi. Prej momentit që u largua Laçi, u zaptua nga Gjasuala aty krijoi një detabilzim skuadrat. Treguam se pësuam 2 gola për 2 minuta që tregon e këto balanca kur i ndërtojmë shpejt prishen. Mendoj se ishte një ndeshje e merituar. Tregoi karakter skuadra në minutat e fundit. Grinta që tregoi skuadra në fund duhet të filloj ndeshjen tjetër.'- tha Vata.

Duke u ndalur tek komentet ndaj Elseit Hysajt, që është kryqëzuar në rrjet pas golit të dytë me Italinë, Rudi Vata thotë se nuk është më në formën e tij të mëparshme, por ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren.

‘Ne jemi ata që e kemi ngritur figurën Hysajt. Jam i sigurt që nuk është i Evropianit të mëparshëm por loja e tij ka qenë e rëndësishëm për Kombëtaren. Forma e tij ndoshta nuk është e më mira, por ne si popull na duhet që një lojtar tonin që na ka bërë krenarë mos ta ulim kaq shpejt poshtë. Në momente të vështira njeri ka nevojë për mbështetje dhe gjetëm mënyrën e gabuar që ta persekutojmë. Skuadra deri në ’75 ishte mirë e balancuar.

Sa i takon Kroacisë, për Rudi Vatën i ka mbaruar cikli i Modriç.

'Kroacia tregoi se i ka mbaruar cikli i Modriç. Nuk do të ketë mundësi që ta zëvendësojë, mu duke një Kroaci normale dhe shumë e brishtë. Ishte shumë delikate, për dy ndeshje pësoi 5 gola. Është një cikël që do të vinte.'- u shpreh Vata.

Ndeshja me Spanjën, ndeshje ferri, thotë ish-kapiteni i Kombëtares.

'Mendoj se jemi në rritje. Seferi gaboi, trajneri duhet t’i analizojë. Varet edhe tek ndeshja Spanjë Itali. Spanja nuk do të jetë e garantuar si koka e grupit. Shikoj se do të jetë një ndeshje ferrit, për ne do të jetë tepër e vështirë dhe duhet me qenë në superformë për të përballuar Spanjën.’- u shpreh Vata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Enkeleda Suti në Report Tv: Futbolli? 10 njerëz me muskuj që shihen nga 1000 budallenj

 

Enkeleda Suti promovuese e artit, në ‘Minuta Zero’ hapësira e dedikuar për kampionatin Euro 2024 në Report Tv, e shikon në një këndvështrim tjetër tifozerinë për futbollin.

Teksa ka pohuar së nuk është tifozë e futbollit, Suti tha se pëlqen shprehjen e dramaturgut George Bernard Shaw, i cili thotë se 10 burra të mençur që stërvisin muskujt dhe 10 mijë budallenj që shikojnë këta duke bërë këtë gjënë, sepse ai i 11 është në portë. 

Eljan Tanini: A je tifozë e futbollit?

Enkeleda Suti: Jo nuk jam tifozë! Nuk flas asnjëherë për futbollin, nuk e ndjek jam në parim tifozë me Gjermaninë me ka mbetur. E para në përgjithësi ngaqë më është bërë si pyetje edhe më parë se si ka mundësi që nuk të pëlqen futbolli pasi të gjithëve u pëlqen futbolli? Mu më pëlqen shumë një shprehje e George Bernard Shaw dramaturgu i famshëm, i cili ka thënë shikoj 10 burra të mençur që stërvisin muskujt dhe 10 mijë budallenj që shikojnë këta duke bërë këtë gjënë, sepse ai i 11 është në portë.  Me duket shumë inteligjente sepse luan me një parim më të gjerë sesa thjeshtë argëtimit apo gëzimit të momentit apo qejfit që përjetojmë kur ndjekim ekipet e preferuara.

Unë do ta lidhja edhe me pjesën e cirkut romak. Sporti që ne kemi sot, është një shpikej që kanë shpikur perandorët romak, kur njerëzit ishin të acaruar apo mund të hidheshin në revoltë perandorët gjetën një truk politik, duke ju hedhur njerëzve bukë edhe cirk, ky quhet cirku politik. Dhe futbollistët po ta mendojmë mirë janë kuaj me top, mbi të cilët vendoset një çmim.

Më vjen shumë mirë që shqiptarët kanë qenë aq aktiv. Do doja ti shikoja më shumë bashkë shqiptarët për shumë kauza. Çfarë është një vend pune që paguhet 1 mln euro, 5 milionë euro? Kemi të bëjmë me një megabiznes që na largon nga çështjet reale. Përtej gëzimit dhe emocionit që ndjekin këto mega ndeshje duhet të shikojnë edhe përtej.

Ora 22:00
‘A je shqiptar a? Momente gazmore mes tifozëve dhe gazetarit të Report Tv në Hamburg

 

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi i cili ndodhet në Gjermani për të ndjekur hap pas hapi kombëtaren shqiptare për Euro 2024, është ndalur edhe me atmosferën e tifozëve pas ndeshjes me Kroacinë. Një ndodhi e pazakontë ndodhi mes një tifozi shqiptar dhe gazetarit të Report Tv.

Tifozi: Jam nga Gjermania. (Anglisht)

Gazetari: Ky flamur është i Shqipërisë (Anglisht)

Tifozi: E dua Shqipërinë jam shqiptar! A je shqiptar?

Gazetari: Po hajde pra fol shqip

‘Ishte një ndeshje e mrekullueshëm. Tifozët shqiptar ishin fantastikë. I pashë duke shkuar drejt stadiumit dhe ishin të mrekullueshme,. Tifozët shqiptarë njëlloj si ata të Holandës.’- u shpreh një tifoz gjerman.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb