Shqipëria ka zënë një vend nderi në World Governments Summit në Dubai, samitin që është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit.
Kryeministri Edi Rama thotë se 'Diella', ministrja e parë e bazuar në inteligjencë artificiale është vlerësuar me çmimin e parë, si një model i ri qeverisjeje.
Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes.
“Shqipëria ze një vend nderi në World Governments Summit në Dubai - Ky samit vjetor, i cili është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale, si një model i ri qeverisjeje, që dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes”, shkruan Rama në Facebook.
Komente











