Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër është përfshirë nga flakët.

Banesa është djegur tërësisht, teksa fatmirësisht, 4 anëtarët e familjes nuk kanë pësuar lëndime.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Forcat zjarrfikëse dhe të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.