KRUJË- Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës, Enkelejda Hoxhës, është përfshirë nga flakët rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Kanit, ku dhe ishte parkuar makina, teksa ka qenë nëna e sekretarit, e cila ka konstaktuar flakët.

Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi, makina tip BMË Seria 1 është lyer me naftë dhe më pas i ë shtë vënë zjarr. Ndërkohë që policia, e ka raportuar si një ngjarje aksidentale.

"Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "BMË", në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë. 

Report Tv ka kontantuar me Kanin, i cili ka thënë se "nuk ka konflikte me askënd".

Igli Kani, 28-vjeç punon si sekretari i gjyqytares Enkelejda Hoxha, kjo e fundit është arrestuar nga një operacion i SPAK, në akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrë. Emri i saj lidhjet me lirimin e shumë të dënuarve, mes tyre Endrit Dokle dhe Genc Tafili, teksa prangat iu vunë në sallën e gjyqit ku pritej të lirohej një tjetër i dënuar, Saimir Petani. Në pranga ranë edhe kryesekretarja Emanuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku dhe mjek, të cilët kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale për lirimin e të dënuarve.

Report Tv sjell video të makinës së djegur dhe të 28-vjeçarit Kani.

1613722570_MAKINAEDJEGUR2.jpg

1613722579_MAKINAEDJEGUR1.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
Report Tv siguron foton/ Ky është sekretari i gjyqtares Enkelejda Hoxha, që i dogj makina gjatë natës

1613722685_IGLIKANE001.jpg

Ky është Igli Kani, sekretari i gjyqtares Enkelejda Hoxha, të cili iu vu flaka makinës. Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.