Makina e një punonjësi polici është djegur gjatë natës në Gramsh. Automjeti tip Benz, me targë
GR1700B është në pronësi të Y.T. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë rreth orës 02:00 të mëngjesit, policia e Pogradecit njofton se në fshatin Starovë, është djegur plotësisht një makinë Benz e parkuar në një karburant. Makina është në pronësi të një gruaje me inicialet V.S ndërsa flakët janë përhapur edhe tek tre automjete të tjera, që kanë qenë të parkuara brenda karburantit.
"Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit", thotë policia në një njoftim paraprak.