Dikur e tallnin por 24-vjeçarja sot i bën meshkujt ‘të flasin me vete’

Dikur e tallnin por 24-vjeçarja sot i bën meshkujt ‘të flasin me vete’

Celine Centon, para dhe pas operacioneve plastike

Nëse dikur ajo justifikohej që të mos shkonte në shkollë duke u shtirur si e sëmurë, pasi e tallnin për pamjen e jashtme sot nuk ndodh më. Celine Centino nuk ka pse fshihet. 24-vjeçarja ja kishte vënë si synim vetes të kthehej në një super femër dhe ja arritit me anë të operacioneve plastike.

Zvicerjanja kurseu të gjitha shpenzimet e saj duke punuar si stiliste flokësh dhe kreu operacione të shumta plastike, që e kanë shndërruar në një femër super seksi, pas së cilës meshkujt tashmë lënë kokën. Celine shpenzoi plot 42 mijë euro për operacionet e saj; zmadhim gjoksi 3 herë, ndërhyrje në hundë, mbushje në fytyrë, buzë dhe mjeker.

"Kam kursyer shumë para sa isha adoleshente. Nuk dola kurrë në piknik apo në klube nate derisa mbusha 18. Kam punuar shumë dhe i kam shpenzuar të gjitha paratë në operacionet e mia. Tani ndihem kaq mirë për veten dhe më në fund jam e lumtur që mund të jetoj jetën që kam dashur gjithmonë. Nëse dikush thotë ndonjë gjë të keqe për mua, nuk më intereson. Askush nuk mund të më lëndojë më. Marr re reagime të ndryshme; disa njerëz thonë se dukem mirë dhe të tjerët thonë se jam e gjitha plastike. Por reagimet janë më pozitive se negative dhe meshkujt çmenden pas meje,"- tregon ajo për Daily Mail.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës