Dikur ishte njeriu më i pasur i
Brazilit, sot kërkohet nga drejtësia

Dikur ishte njeriu më i pasur i<br />Brazilit, sot kërkohet nga drejtësia
Policia e Brazilit ka lëshuar një urdhër arresti për Eike Batista, biznesmeni i cili u  bë i  famshëm pasi arriti të grumbullonte një pasuri prej disa bilion dollarësh, të cilën e humbi shumë shpejtë.

Autoritetet braziliane kanë kërkuar edhe ndihmën e Interpolit për të bërë të mundur lokalizimin e Batista dhe arrestimin  e tij, pasi sipas provave të fundit të zbuluara, biznesmeni është i përfshirë në çështjen më të madhe të korrupsionit në historinë e Amerikës Latine.

Batista është i dyshuar për dhënien e ryshfetit guvernatorit të Rio De Janero, Sergio Cabral, në mënyrë që të siguronte avantazh në marrjen e kontratave qeveritare.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë zbuluar disa llogari bankare jashtë Brazilit në të cilën gjenden mbi 100 milionë dollarë, për të cilat dyshohet se më shumë se 80 milionë i përkasin Cabral.

“Pasuria e anëtarëve të organizatës kriminale të drejtuar nga Sergio Cabeal, është si harta e papërfunduar e një oqeani”,  është shprehur prokurori Leonardo Freitas, i cili është  duke ndjekur këtë çështje.

Batista i cili në vitin 2011 ishte shpallur si një nga njerëzit më të pasur në botë nga revista “Forbes” duke e vendosur në vendin e 8-të, gjatë vitit 2013 kishte një borxh prej 1 bilionë dollarësh të akumuluar në disa prej kompanive të tij energjetike.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg