Gana barazoi të martën 0-0 kundër Anglisë në Grupin L të Kupës së Botës 2026. 90 minuta të plota për kombëtaren afrikane luajti edhe Kwasi Sibo.
Mesfushori, i cili dje festoi ditëlindjen e 28-të nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2019 ai ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës duke luajtur 16 ndeshje dhe shënuar një gol.
Sibo debutoi për kombëtaren e Ganës vetëm nëntë muaj më parë, në moshën 27-vjeçare dhe deri tani është aktivizuar në dhjetë takime. Nga një anonim, në Kupën e Botës 2026, ëndrra e mesfushorit është realizuar duke luajtur 102 minuta në këtë turne, ndër të tjera ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes kundër Anglisë duke qenë ndër më të mirët për të tijtë.
Pjesë e Real Oviedos në Spanjë, Sibo ka qenë titullar në La Liga, por tanimë do të largohet për një tjetër aventurë pas rrëzimit të Oviedos nga La Liga.
Nëse nëntë muaj më parë ai as e mendonte të ishte pjesë e kombëtares së vendit të tij, sot Sibo e sheh veten titullar në Kupën e Botës 2026.

Kwasi Sibo me fanellën e Skënderbeut
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




