Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës!

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës!

Të gjithë po biem dakord, se më i rrezikshëm se koronavirusi, është përhapja e panikut. Dhe më e ndyrë se përhapja e panikut, është përhapja e qëllimshme e panikut. Në Shqipëri është vetëm një emër që po e bën këtë. Sali Berisha!

Facebooku i tij është një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulje për të terrorizuar qytetarët. Postimi i tij i sotëm për një paciente në Durrës që po mbahej aty se nuk kishte ambulancë dhe kishte infektuar gjithë spitalin, apo ai i një dite më pare, ku sipas tij, të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të sëmurë të tjerë, video e montuar e mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim denigrues për Urgjencën e Tiranës etj, janë vetëm pak episode nga beteja  e tij e ligë, e pashpirt dhe e pamposhtur, për të kthyer panikun në një armë vrasëse, me shpresë që bashkë me popullin, do të vrasë dhe armikun  e tij Edi Rama.

Ky njeri nuk është i çmendur. Ka bërë plot çmenduri në jetë, por i ka bërë të gjitha nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk është as budalla. Ka bërë plot marrëzira në jetë, por dhe ato i ka bërë nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk dëmton askënd përveç vetes në kohë paqe, me ligësinë e tij, me shpifjet e tij, me sulmet e ulëta dhe gjuhën e ndyrë të ligjërimit politik. Përkundrazi, u bën nder kundërshtarëve dhe zhyt veten gjithnjë e më më thellë në llumin që ka prodhuar vetë.

Por në këto orë të vështira për shqiptarët, kur beteja me koronavirusin ka si armik kryesor panikun, ky është kthyer po nga ligësia dhe etja për pushtet, në një gjenerues paniku, për qëllime të liga politike.

Për fat, ne kemi një ligj që të penalizon për përhapje paniku në situata të jashtëzakonshme. U aplikuan vetëm si paralajmërim pas tërmetit, dhe patën efketin e tyre.

Nuk e di çfarë pret Prokuroria që të mbyllë ligjërisht Facebook-un e Sali Berishës, nën akuzën për terrorizëm dhe ta vendosë atë para përgjegjësisë ligjore, si përhapës paniku.

 

E kuptoj hijen e rëndë që ka mbi shumë prokurorë liliputë. E kuptoj që nuk e thërrasin dot e ta pyesin, pse vrau më 21 janar apo si varrosi djali i tij 26 vetë më 2008 në Gërdec.

Por tani nuk bëhet fjalë për karrigen e  tij, por për shqiptarët që po bombardohen orë pas ore prej tij me bomba tymuese, për t’i mbytur nga paniku.

Merrni secilin prej postimeve të tij, kë ta mendoni vetë, hetojeni dhe do të zbuloni se është një gënjeshtër me qëllim që të ngjallë panik. I plotëson gjithë kushtet e ngritjes së akuzës për përhapje paniku.

Kjo nuk nuk ka lidhje me qëndrimin e opozitës. Opozita zyrtare ka qëndrim korrekt. Lulzim Basha megjithë tepërimet e kuptueshme, nën presionin e Sali Berishës, ka shkuar deri tek budallallëku i maskave të skaduara.

Por nuk ka përhapur panik. Nuk ka bërë asnjë thirrje të papërgjegjshme publike dhe mbi të gjitha, nuk ka manipuluar me ndonjë fakt në mënyrë të qëllimshme për përhapje paniku.

Edhe Ilir Meta, që nuk është fort në terezi, ka bërë vetëm një budallallëk të parrezikshëm, ka ngritur dhe ai një Task Forcë, që ta ketë për të grumbulluar ankesa. Por së paku nuk i kthen ankesat e delirantëve në bomba paniku.

Sali Berisha, i cili po të ishte njeri normal, do vishte bluzën e bardhë e të shkonte vullnetar në spital, ka veshur helmetën e luftës kundër mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që po përballen si heronj me koronavirusin.

Ai po shpif orë e minutë ndaj tyre, ndaj punës së tyre, ndaj betejës së tyre, duke shpresuar se sa më shumë shqiptarë të vdesin, aq më mirë është për të.

Natyrisht që nuk vjen gjë prej gojës së tij, pasi shqiptarët për fat nuk janë në dorë të tij, por e vetmja gjë që e bën atë të rrezikshëm, është përhapja e panikut.

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej tij, tani që janë përballë dy rreziqeve, koronavirusit dhe SaliVirusit. Të dy luftohen duke i futur në karantinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali serbi: 17/03/2020 06:46

    Berisha eshte serb. Edi eshte patriot. Si rrjedhim Vuçiç dhe Erdogan jane shqiptar. Apo jo? Po shyqyr qe nuk eshte me kryeminister Sali Serbi se siç e filloji ai duke na futur ne Nato e duke na hequr vizat tani do ishim pjese e komunitetit evropian. Qe kur sje ti kryeminister, shqiperise i jane shtuar miqte. Vellai i madh Erdogani, vellai i vogel Aleksandari. Sa te shperbejme Kosoven kemi keq. Presim te vdesesh Sali, se gojen s’po ta mbyllim dot. Veç ti ke ngelur pa u tredhur.

    Përgjigju
  • Veri: 15/03/2020 02:44

    NUK BIE RRUFEJA NE HALE THONE TIRANSIT,,,E SALIU HALE ESHTE.....

    Përgjigju
  • dulja: 12/03/2020 05:39

    e shikoni kushe na ka udhhequre more populle qe u lodhet se ndjkuri nga pase kete plere ky eshte ligesia e kombite .

    Përgjigju
    • Çitjanexhiu: 17/03/2020 06:50

      Hamdylylah, kemi Edin prej 7 vitesh ndaj po lulezojme. Kemi arritur suksese te papara me pare. Wtf

  • NIK: 11/03/2020 17:13

    NJE KORONA VIRUS NE MUSHKRI PER sali berishen

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 11/03/2020 09:56

    Ky hiena ketu perdite e me shume po i ngjan Sllobodan Milloshevicit.Urrejtja per shqiptaret po e ben ti ngjaje edhe nga pamja e jashtme.

    Përgjigju
  • bujari: 11/03/2020 09:19

    Pikes i ke rene o Mero. Kolere mbi toke eshte ky njeri.

    Përgjigju
  • Mala: 11/03/2020 09:02

    Ky eshte fatkeqesia e popullit,shtetit dhe politikes shqiptare.

    Përgjigju
  • deni: 11/03/2020 07:15

    Kam lexuar disa here publikimet e Liderit historik te PD-se dhe jam munduar ti injoroj,po sot nuk munda te rri pa i thene 2 fjale. PO NGORDH O KAFSHE TE SHPETOJME DHE NE SE BOLL KEMI VUAJTUR....

    Përgjigju
    • Kometa: 11/03/2020 08:51

      Shume bute i ke thene atij muti

  • Edhe: 10/03/2020 22:19

    Kafshet e pyllit do ta kishin zili kete fytyre muti

    Përgjigju
  • Hinglateri: 10/03/2020 22:17

    Cfsr karantine mo Berisha duhet futur 7 metta nen toke i gjalle vetem adhtu zhdzket rreziku

    Përgjigju
  • Loran shehu: 10/03/2020 22:12

    Kush do na mbroj o mero le.eni ti o felli.sir o mi kan.lesh del e flet ti per Sali Berishes qe i serviloseshe dersa te perzuri me te drejt o hale , publikoni komentet

    Përgjigju
  • O tej: 10/03/2020 22:12

    Mbrojtja me e mire nga Berishe eshte kho:Te ripet i gjalle e ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • Beni: 10/03/2020 21:37

    Eshte i “harruar”, i destinuar te shohe shume zallamahi, nuk e mer as coronarvirus e as termet, do vuaj duke pare te zezat me te medha, deri kur ti lutet Zotit ta mare, edhe pse si Nexhmia nuk beson...

    Përgjigju
  • luan: 10/03/2020 21:03

    Plotesisht dakort.Ketu do duket dhe Olsian Cela nese pantallonat i ka me rryp si burrat apo me llastik dhe sa sheh apo degjon emrin e Salih kriminelit,salih koronavirusit i bien ato te shkreta pantallona.Ka ndonje prokuror me tope ne shqiperi apo i ka tredhur te tere ky maskara?!

    Përgjigju
    • Leone: 17/03/2020 07:03

      Te kishte prokuror me tope do ishte ngritur akuza per tradheti kombetare pas bashkepunimit me vuçiç per ndarjen e kosoves dhe per bashkimin me Serbine ne “minishengen”. Nuk ka prokuror jo. 8 vjet prodhim tonelata hashash. 8 vjet drejtojne njerez ordiner me rekorde kriminale. E do listen?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'