Disa preferojnë të darkojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, ndërsa disa të tjerë janë më klasikë dhe duan që Vitin e Ri ta presin në shtëpi, duke refuzuar që të kalojnë orët e para të vitit jashtë dhe në grupe të mëdha shoqërore ku shpesh pjesa më e madhe janë pak të njohur për ta. Ndaj ata mendojnë se darka e vitit të ri është shumë më intime, më e lirshme, më e gëzueshme. Për tifozët e restorantit, ky i fundit është zgjidhja më e mirë pasi ruan komoditetin e një feste pa lodhje. Por cilën zgjedhje të bëjmë? Darkën e vitit të ri në shtëpi apo në restorant?
Nëse nuk e keni vendosur ende, ose keni dyshime atëherë na ndiqni mes përparësive dhe mangësive që do të analizojmë për secilën prej mundësive. Në fund zgjedhja do të jetë e juaja.

Darka e vitit të ri në restorant
Pro. Mundësia për të mos gatuar është sigurisht faktori kryesor që i shtyn shumë vetë të vendosin për të zgjedhur restorantin për Natën e Vitit të Ri. Nuk ka vrape të ccmendura në supermarket, qese të mbushura plot që ju marrin frymën nga pasha, kërkime pa fund për përbërës recetash të ccuditshme apo që thjesht I keni harruar. Nuk keni nevojë të tundni dhe shkundni shtëpinë dhe të nguteni aq shumë që tryeza të jetë pastruar nga gjurmët e fundit të gatimit para se të vijnë të ftuarit. Mbi të gjitha nuk ka asnjë rrezik se në morinë e gjërave që duhet të bëni do të harroni gjelin në furrë apo një gatim tjetër në zjarr....

Kundra. Përveccse janë të shtrenjtë, restorantet gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri, janë të supermbushur dhe plot rrëmujë. Ndaj nëse zgjidhni restorantin duhet të bëni pak me zhurmën dhe të lini në shtëpi intimitetin. Dhe kur gatuhet shumë , jo gjithmonë je I kënaqur nga ushqimet. Cilësia lë për të dëshiruar vetëm nëse arrini të zgjidhni një restorantë të kategorisë së lartë. Megjithatë rrëmuja jo gjjithmonë lë vend për shërbim të admirueshëm.

Darka e vitit të ri në shtëpi
Pro. Ngrohtësia dhe liri që ofron darka e Vitit të Ri në shtëpi janë të pamohueshme. Nuk ka sjellje të rafinuara dhe të sforcuara, nuk jeni të detyruar që të respektoni një sërë rregullash dhe nuk keni ngut për asgjë. Darka në shtëpi shquhet për atmosferën festive, plot me biseda, humor, dhe dolli pafund! Shpenzimet janë shumë herë të ulëta sesa ato të një darke të vitit të ri në restorant, për të cilënn shpenzohet të paktën dyfishi për person.Nuk duhet harruar këtu cilësia e ushqimit. Në restorante shpesh cilësia cënohet nga shpejtësia dhe sasia e përgatitjes së ushqimit e pjatave. Kështu që do të jetë më mirë nëse zgjidhni recetat tuaja më të mira për të gatuar për darkën e Vitit të Ri në shtëpi. Kështu mund të merrni edhe komplimentat e familjarëve dhe miqve tuaj!

Kundra.
Sikundër mund të kuptohet lehtë, disavantazhet e një darke të vitit të ri në shtëpi janë të lidhur me kohën e përgatitjes se menusë. Ju mund të ndani menunë me të ftuarit tuaj, të cilët të gjithë sjellin nga një pjatë , por sërish dita juaj do të jetë një angazhim shumë I madh në përgatitjen e pjatave. Mos harroni se pas gatimit do t'ju duhet që të pastroni kuzhinën, të rregulloni tryezën gjithcka në kohën para se të vijnë të ftuarit. Dhe të nesërmen mos shpresoni që Babagjyshi i Vitit të Ri të ketë pastruar shtëpinë për ju…
Pra jeni sërish të pavendosur? Shtoni argumenta dhe kundërargumenta të tjerë nëse nuk ju mjaftojnë këto qe idetë t'i keni më të qarta!

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 28 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)