Dilema për kursin e fushatës

Dilema për kursin e fushatës

Basha gjatë fushatës elektorale

Mendohej se fushata për këto zgjedhje do të ishte në një klimë tensioni të vazhdueshëm dhe e mbushur me provokime të vilat do ta mbanin të ndezur ambientin dhe pasionet e militantëve. Por nuk rezultoi kështu. Ndërsa paritë e liderët vazhdojnë betejën midis tyre dhe matin forcën nëpërmjet deklaratave dhe takimeve elektorale, jeta vijon.

Qytetarët vijojnë punën, mbajnë radhën për të bërë vaksinën dhe aktiviteti i përditshëm nuk ka humbur shumë nga rutina e zakonshme në kushtet e pandemisë. Ajo çfarë mund të vërehet pra, është se qytetarët nuk mbeten shumë të angazhuar në pasionet partiake. Koha kur i rezerojnë vëmendje të detyruar është në orët e mbylljes pas 20.00 kur ndjekin emisionet e njëpasnjëshme me protagonistët e fushatës. Gjithsesi duket si një vëzhgim nga larg, i ftohtë dhe kryeneç, si për ti bërë të qartë politikës për të mos i marrë për budallenj.

Ky popull nuk tërhiqet dot më në asnjë lloj aventure për përfitime politike të askujt. Dhe kjo është e kuptueshme prej kohësh tashmë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye dhe fushata që iu udhëzua Bashës të ndiqte në këtë fushatë ishte ajo e qetësisë dhe e shmangies së incidenteve dhe linjës së ashpër. PD vinte nga një periudhë aventurizmi ku lënia e mandateve dhe braktisja e parlamentit dhe e zgjedhjeve lokale u shoqërua me një periudhë plot tension, protesta, tymuese dhe deri akte vandalizmi.

Të gjitha këto nuk arritën të mobilizojnë përveçse militantët. Por tek qytetarët duket se rruga e ashpër nuk ngjitën. Pikërisht prej kësaj qasje të re e të qetë të Bashës, PD që vinte nga kuota të ulëta përpara fushatës, nisi të rriste në pikavarazh. Ndërkohë LSI që vijoi me gjuhën e ashpër dhe agresive, nga java në javë është në tkurrje të vazhdueshme. Gjithsesi, ajo çke bërë dikur e ka një çmim pagese. Dhe pagesa për PD është se me gjithë fytyrën e re e paqësore që Basha do të paraqesë, rritja e simpatisë së fillim fushatës të PD, ka stopuar prej tre javësh sipas sondazheve.

PS dihet ende shumë e distancuar në krye të parashikimeve duke dëshmuar stabilitet në përkrahjen që ka. E gjithë kjo situatë, ku edhe qetësia e deritanishme e Bashës nuk ka siguruar frymë në përkrahje dhe përmbysje të shifrave, duket se aktorë të rëndësishëm brenda opozitës duan të ndikojnë mbi kreun e PD për të ndryshuar kurs fushate. Sipas kësaj logjike qetësia nuk jep rezultat dhe se duhet shkuar drejt eksperiencave historike të dikurshme të ashpërsisë dhe akteve provokuese. Presioni nga Bashës ka nisur. Mbetet të shohim nëse Basha do të bindet sërish. Gjithësesi, problem mbeten skenarët ku aktet bëhen fakt i kryer nga lojtarët pa top.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/04/2021 18:07

    Basha mer Noc Rrokun kiurse Monka kollodokun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë