Gjatë  24 orëve të fundit Kukësi është përfshirë nga stuhitë e shiut dhe erërat e forta duke paraljmëruar një dimër të parakohshëm. Temeraturat u ulën ndjeshëm dhe vlerat minimale shënuan 5 gradë.

Në majën e malit të Gjalicës sot është parë dëbora e parë. Dëborë ka rënë edhe në zonat e thella të Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës, Lekbibajve etj. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në disa segmente rrugore, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec, Kukës – Krumë,  Bajram Curri – Valbonë.

Në disa zona ka patur  ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët e verilindjes së vendit ,gjithashtu kanë mangësi në sigurimin e rezervave dimërore dhe dru për ngrohje ndwrsa janë të papërfunduara punët e vjeshtës në bujqësi.

Lagështia e madhe e bën të pamundur edhe punimin e tokave bujqësore për mbjelljen e të lashtave.

kukes moti

kukes moti

kukes moti

kukes moti

kukes moti

kukes moti

 Foto të tjera 


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)