Dino: Më shumë raste në ditë se po bëhen shumë teste! COVID-i tani ka 'nxjerrë kokën'! Plazhi dhe dielli bëjnë mirë për imunitetin

TIRANË- Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Institutin e Shëndetit Publik i lidh rastet e shumta në ditë (sot 93) me bërjen e më shumë testeve, por edhe sepse sipas saj virusi tani më "ka nxjerrë kokën" pasi vendi ka qenë i mbyllur. Në intervistën për Report Tv, në edicionin qendror të lajmeve, parë në prizmin optimist, Dino tha se ka rënë trasmetueshmëria, pra një person infekton më pak.

"Numrat duhen lexuar në shumë aspekte, shifrat duken alarmante, por duhet të marrim parasysh rritjen e numrit të testimeve. Testimet janë dyfishuar dhe normalisht numri i të prekurve është më i lartë. Duhet të shihet edhe politika e hapjes. Kemi qenë në lockdown të plotë, dhe virusi nuk e kishte nxjerrë kokën e vet dhe pritej. Nuk mund t'i vihet faj individi, por është i gjithë sistemi që duhet të funksionojë. R0 që njihet si matës për hapjen e  sëmundjes është 1.12. Kjo do të thotë që 1 person i infektuar me COVID mund të infektoj afërsisht 1 person, transmetueshëria ka rënë. Nuk është ndonjë shifër që duhet pasur frikë, se Mali i Zi e ka 1.8, pra që mund të infektohen 2 persona", tha Bino.

Në pritje të një vale të dytë, Dino vuri theksin që Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë një plan paraprak gati.

"Ne kemi dikur 30 raste të infektuar për 1 mln banorë, gjithsesi kjo është e lartë se nuk kemi qenë në këto shifra më parë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, ne duhet të jemi të përgatitur si Ministria e Shëndetësisë, duhet të ketë një plan paraprak. Duhet të jemi të pajisur me veshje e pajisje, kapacitet për ventilatorë dhe aspirator, dhe duhet të jetë si ato lekët e shtëpisë që nuk duhen prekur në rast se kemi një buxhet. Duhen trajnuar persona se si mund të veprohet në rast pandemie. Nuk është puna të akuzojmë individin apo personelin shëndetësor. Normalisht strategjia duhet të jetë e implementimi, në mënyrë që të mos jenë spitaliet, siç ishte QSUT vatra të përhapjes së sëmundjes, duhet të jetë sistemi i triazhimit, pra që para se të shkojë në spital të tamponohet atje, të monitorohet nëse ka shenja të COVID dhe kur tamponi del negativ atëherë mund të shtrohet, në të kundërtën do marrë trajtimin te një repart i dedikuar ndaj COVID", u shpreh Dino.

Ajo ka treguar edhe mitet që janë krijuar për COVID-19. "Midis popullatës ka mite dhe teori konspirative që qarkullojnë gjatë bisedave. Shumë më kanë pyetur a mund të infektohem nga kafshët apo ushqimet e palara, por ajo që dihet se ai merret nga spërklat dhe kjo është një mënyrë më pak e rrezikshme. Përdorimi i kondicionerit mund të bëhet risk se është i njëjti ajër që qarkullon. Ka njerëz që dyshojnë nëse ekzistojnë apo jo virusi se nuk e kanë parë te një i afërm i tyre, por duhet të jemi vigjilent. Ne duhet të pranojmë që në këtë kohë duhet të bashkëpunojmë me virusin, për një kohë të gjatë", tha specialistja.

Në fund, Dino është ndalur të flasë edhe për maskën, ku ka theksuar se është shumë e domosdoshme që të mbahet në ambientet e mbyllura, veçanërisht nga të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

"Maska është shumë e rëndësishme, që mbron më shumë personin që është përballë dhe ai që e mban. Jam me detyrimin e maskës vetëm në ambientet e mbyllura dhe pa ventilim. Por nuk më duket e përshtatshme që të mbahet në plazh apo në shëtitje. Nëse vihet me detyrim mbajtja e maskës, kush do i mbajë koston, biznesi apo individi lind pyetja? Do rekomandoja për të moshuarit dhe ato që kanë sëmundje kronike që të mbajnë maskën. Nëse respektohen masat, plazhi mund të jetë një ambient shumë i mirë i njerëzve, hiq grumbullimet në plazh apo uljen në restorante, plazhi dhe dielli bën mirë për imunitetin, përfundoi Dino në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit