Diplomacia “toleron” pushtimin
osman në Ballkan, ja 25 fermanët

Diplomacia “toleron” pushtimin<br />osman në Ballkan, ja 25 fermanët
TIRANE- Periudha e zotërimit të Perandorinë Otomane në Ballkan ka nisur të trajtohet me një gjuhë më të butë diplomatike. Në kontekstin e diplomacisë turke po flitet për qytetërim dhe kulturë, për mirëkuptim dhe bashkëjetesë të perandorisë me popujt e pushtuar.

Edhe pse ka ngjallur debate si çështje historike nga akademikwt, qeveria turke insiton të vlerësohet si bashkëjetesë e qytetërimeve periudha e sundimit osman përmes marrëveshjeve me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit në Shqipëri e Kosovë. Me një përspektivë të tillë është parë edhe ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar, ku prezantohen 25 fermanë të shekujve XV-XX pëzgjedhur si imazh i tolerancës për Perandorinë Otomane. Osmanlogu Ferid Duka i quan një pasuri e mahnitshme që na la pas administrata osmane në shkresa të dërguara nga perandorët osmanë drejtuar nëpunësve, krerëve fetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare.

Për ambassadorin turk Hidajet Bajraktar këto materiale të përzgjedhura nga drejtoria e arkive të Turqisë janë shprehje e tolerancës, mirëkuptimit midis njerëzve me fe, kulturë dhe gjuhë të ndryshme. Dokumenti më i hershëm është fermani i 4 prillit 1478 i Sulltan Mehmet Fatihut drejtuar klerikëvë boshnjakë ku u siguron të drejtën e besimit. Koleksioni që shtrihet deri në fillim të shekullit të njëzet, përmban vendime që rregullojnë deri në detaje jetën e përditshme të shtetasve të krishterë. Eskpozita qëndron e hapur deri më 12 maj nw MHK dhe zhvendoset më pas në Durrës dhe Elbasan.

Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)