Diplomati Marin Meksi fiton kampionatin botërorë të Bodybuilding, sjell në Shqipëri medaljen e artë

Marin Meksi me profesion diplomat ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali duke bërë krenarë mbarë shqiptarinë.

35-vjeçari zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërsa regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.Ndërsa foli për këtë arritje fantastike ai u shpreh se është rezultat I një pune të palodhur të realizuar prej më shumë se 22 vitesh:

 “Përgatitja e jashtëzakonshem fizike , harmonia muskulare, pjesa gjenetike  që është një dhuratë nga zoti , pjesa e punës që është një punë vërtet titane prej gati 22 vitesh , definicioni muskular dhe mbi të gjitha pozimi artistic, ajo që ne bëjmë të sinkronizuar të muzikës me lëvizjen, koreografia artistike  dhe komportimi im me publikun, jurinë dhe kamerat. Më e rëndësishmja ishte të tërhiqje vëmendjen, puna përgatitore e bërë në bashkëpunim të gjithë këtyre Federatave ku në planin kombëtarë u bë një bashkim i fuqishëm në aspektin sportiv, pra për të tërhequr vëmendjen, të paktën juria të ngrejë kokën,  sepse kur ti vjen nga një vend i si Rusia apo Amerika tërhiqet vëmendja” u shpreh ai.

 Marin Meksi arrin të ndërthurë punën e tij si diplomat me pasionin e sportit të Bodybuilding duke theksuar se është krenarë për sakrificat në mënyrë që t’i realizojë të dyja pasionet e tij:

 “Jam munduar ti kombinojë të dyja edhe pse misioni është i njëjti përfaqësimi I ngjyrave të flamurit tënd në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Më merr shumë kohë pjesa e stërvitjes, por duke gjetur mirëkuptimin e kolegëve të  mi , kjo është sakfrica më e madhe, që unë i kam bërë të dyja punët njëkohësisht, me shumë sukses. Jam munduar t’i kombinojë dhe të kem sukses si nga ana diplomatike  dhe ne aspektin sportiv” tha ai.

Tashmë pas fitores së rëndësishsme, kampioni shqiptarë ka një tjetër mision.

 Misioni im është që të ngre sa më fortë zërin e sportit shqiptarë në vend por edhe në mbarë botën.

 Ai është edhe djali i shkrimtares së mirënjohur shqiptare Mira Meksi, e cila pak kohë më parë pati disa probleme shëndetësore. Ndërsa foli për marrëdhenien me të, Marini u shpreh se gjendja e saj shëndetësore tashmë është shumë e mirë.

 “Tashmë është goxha mirë, i kaluam në periudhën më të vështirë  për njerëzimin në kohën e Covid, por falë mbështetjes së të gjithëve arritëm ta kalonim këtë situatë. Mamaja sapo ka nxjerrë librin e fundit  ‘Kutia e Agatha Christie’përfundoi ai.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump