SHBA: Reforma në Drejtësi një revolucion i qetë me konsensus politik! Apel gjyqtarëve të rinj: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit (VIDEO)

TIRANE- E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones e konsideron reformën në drejtësi një revolucion të qetë me konsensus të gjerë politik. Gjatë aktivitetit që u zhvillua sot te godina e 'Polit të Drejtësisë' për diplomimin e magjistratëve që përfunduan studimet në programin e formimit fillestar gjatë periudhës 2016-2019, Moses-Ones kërkoi nga magjistratët e rinj që të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit Moses-Ones në Tiranë tha se Amerika nuk do të ndalet së mbështeturi Shqipërinë për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca e inkurajoi gjeneratën e re të prokurorëve dhe gjyqtarëve duke i krahasuar me doktorët që shërojnë plagët. Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt tha gjatë fjalës së tij se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj po diplomohen në momentet kur pritet që të ngrihen edhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH, që janë thelbësore për të ardhmen e vendit. Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku theksoi se brezi i ri do të përmirësojë imazhin e vendit, pasi sistemi është në reformim. "Sistemi është në reformim të thellë dhe vështirësitë në punë janë shumë të mëdha, por unë jam e bindur se do ia dilni dhe se do të ndikoni në përmirësimin e imazhit të sistemit të drejtësisë dhe të Shqipërisë" deklaroi ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Ambasadori i OSBE: Presim ngritjen e SPAK-ut, e ardhmja varet nga drejtësia (VIDEO)

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt tha gjatë fjalës së tij se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj po diplomohen në momentet kur pritet që të ngrihen edhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

"Së shpejti do të formohen institucionet e reja të drejtësisë. E ardhmja e vendit varet nga zbatimi i reformës në drejtësi. Duhen luftuar defektet aktuale të sistemit të drejtësisë. Ju inkurajoj që të investoni në sistemin e drejtësisë. Pritjet janë të mëdha, të gjithë kanë besim te ju.

Cdo vit dalin prokurorë dhe gjykatës të rinj, kemi bërë trajnime për profesionistët e drejtësisë. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë edhe më tej. Kemi qenë partner të kësaj shkolle, kemi dhënë mbështetjen tonë për trajnimet" tha ai.

Ora 10:42
SHBA apel magjistratëve: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit, jeni shpresa e Shqipërisë (VIDEO)

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones e konsideron reformën në drejtësi një revolucion të qetë me konsensus të gjerë politik. Gjatë aktivitetit që u zhvillua sot te godina e 'Polit të Drejtësisë' për diplomimin e magjistratëve që përfunduan studimet në programin e formimit fillestar gjatë periudhës 2016-2019, Moses-Ones kërkoi nga magjistratët e rinj që të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

Fjala e plotë e Leyla Moses-Ones

Është vërtet një nder për mua të jem sot me ju të gjithë në këtë rast të veçantë, diplomimin tuaj nga Shkolla e Magjistraturës. Urime!

Sot, nuk do të flas për politikën e Sh.B.A. – sepse të gjithë ju e dini se ku qëndrojmë. Ne qëndrojmë pranë përparimit të Shqipërisë drejt arritjes së reformave historike në gjyqësor që do ta shndërrojnë këtë vend nga maja deri në fund. Në vend të kësaj, sot, do të doja të flas për udhëtimin tuaj.

Por, së pari – për të theksuar një udhëtim tjetër; 53 vjet më parë, një përfaqësues i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara qëndronte përpara një grupi studentësh të huaj në vendin e tyre dhe u tha atyre se bashkë, ata mund ta transformonin vendin e tyre për mirë.

Ai burrë shteti ishte Senatori Robert F. Kennedy, i cili në qershor të vitit 1966 mbajti në Afrikën e Jugut atë që më vonë do të quhej fjalimi “Valëzimi i Shpresës”, duke iu drejtuar mijëra studentëve në një moment të rëndësishëm në historinë e tyre.

Senatori Kennedy u tha studentëve:
“Nga veprimet e panumërta të kurajos dhe besimit, historia njerëzore merr formë. Çdo herë që njeriu ngrihet për një ideal apo vepron për të përmirësuar gjendjen e të tjerëve ose godet padrejtësinë, ai dërgon një valëzim të vogël shprese dhe, duke kapërcyer njëri-tjetrin nga një milion qendra të ndryshme të energjisë dhe të guximit, ato valë ndërtojnë një rrymë që mund të shkatërrojë murin më të fuqishëm të shtypjes dhe të rezistencës”.

Me fjalë më të thjeshta, mund të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja. Zgjedhjet e tua të vogla për të bërë gjënë e duhur – çdo ditë – do të kenë efektin e përbashkët të çuarjes përpara të reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi nuk ishte asgjë më pak se një revolucion i qetë me konsensus politik dhe ju jeni rojtarët e kësaj përpjekjeje. Përpjekjet tuaja janë të lidhura me të ardhmen më të gjerë të demokracisë së vendit tuaj.

Udhëtimi juaj do t’ju vendosë në pozicione për të ndërtuar dhe për të mirëmbajtur sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Kjo ju jep fuqi të jashtëzakonshme, përmes këtyre valëzave, që të ndërtoni – vendim pas vendimi, ditë pas dite – një sistem gjyqësor të ndershëm dhe transparent, pa korrupsion dhe të lirë nga çfarëdo ndikimi kriminal.

Në atë fjalim, Robert Kennedy foli për ata që nuk ishin të lirë. Së shpejti ju do të flisni për ata që kërkojnë drejtësi. Së shpejti do të jeni një pjesë e atyre që frymëzojnë kalimin në një kulturë respekti për çdo individ.

Ju nxis të gjithëve që të bëheni agjentë të ndryshimit për një Shqipëri më të lirë, më të drejtë dhe më demokratike. Ushtrojeni fuqinë tuaj të re me përgjegjësi. Përfaqësojeni profesionin tuaj të ri me nder. Dhe kryejini detyrat tuaja në mënyrë etike, me sy të pandikueshëm nga korrupsioni dhe të hapur ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë.

Secili nga ju, si individ, ka përgjegjësinë të jetë më i mirë dhe të bëjë më mirë se ata para jush. Secili nga ju duhet të krijojë valën e tij të shpresës për të mirën e këtij vendi. Dhe kur ta bëni – kur të gjithë ta bëni së bashku – valët tuaja të përbashkëta do të krijojnë një rrymë aq e fuqishme sa që do të transformojnë përgjithmonë sistemin tuaj të drejtësisë për të mirën e të gjithë popullit shqiptar.

Ky është çasti juaj për të qenë pjesë e diçkaje të madhe. Kapeni atë!
Urime përsëri!
Faleminderit!

Ora 10:27
Diplomimi i magjistratëve/ BE: Gjykatësit janë si doktorët! I kemi shpresat te ju (VIDEO)

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka inkurajuar gjeneratën e re të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë diplomuar.  "Gjykatësit janë si doktorët që mund t'u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve" tha ai.

Ndërsa Jutta Gützkoë, Drejtuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri tha se "kjo shkollë duhet të përballet me sfidat që ka përpara dhe të bëjë ndryshimet e duhura. BE ka dhënë mbështetjen për këtë shkollë për të rritur cilësinë. Duhet t'iu uroj që e keni përfunduar me sukses këtë cikël trevjeçar. Shpresat janë të vendosura te ju për një zbatim të suksesshëm të reformës në drejtësi" tha ajo.

Ora 10:26
Gjonaj-magjistratëve të rinj: Keni në dorë 'shpatën' për të ndarë drejtësinë nga padrejtësia (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte një mesazh për magjistratët që u diplomuan sot. "Ju keni një mision shumë të vështirë, por jo të pamundur, rikthimin e besimit të publikut te drejtësia. Ju keni në dorë shpatën, për të ndarë drejtësinë nga padrejtësia, dhe çekiçin për t’i dhënë të drejtën atij që i takon. Jam besimplotë se ju do dini të tregoni vlerat tuaja të vërteta, duke i dhënë një perspektivë evropiane drejtësisë sonë

Ky vit ka një risi, kjo ceremoni zhvillohet në shtëpinë tuaj të re, që me mbështetjen e qeverisë u bë e mundur shumë shpejt për të pasur salla akademike të denja, që do ndikojnë në formimin tuaj. Shkollimi i magjistratëve në këtë godinë do ketë ndikimin e vet. Po futeni në një sistem drejtësie, që jep më shumë pavarësi dhe një status dinjitoz. 

Reforma e bën rrugëtimin tuaj profesional, që do varet nga kompetenca dhe cilësia e dhënies së vendimit dhe jo më nga lidhjet me pushtetin. Sistemi i ri i drejtësisë i jep vend të veçantë integritetit dhe etikës së magjistratit, që për herë të parë është një etikë kushtetuese. Formimi akademik është një aspekt shumë i rëndësishëm.

 Integriteti i magjistratit është ai që do bëjë ndryshimin rrënjësor, në pasjen e një sistemi të pakorruptuar, të paanshëm. Duhet të punojmë të gjithë që ky element të jetë i ngulitur në mendjen e çdo magjistrati.  Ju do shërbeni në një sistem të ri, që do iu garantojë mbështetje institucionale dhe mundësi më të mirë financiare, duke u bazuar vetëm tek aftësitë profesionale.  Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni më mirë këtë pushtet që iu është dhënë. Ju keni fatin historik që të bëni që drejtësia në Shqipëri të përjetojë një kthesë të madhe" tha ajo.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 07/10/2019 18:42

    Kur eterit po vjedhin 29 vjet po bijte e bijat e tyre pse do dalin ndryshe o Alb?

    Përgjigju
  • Alb: 07/10/2019 11:26

    Shikoni menyren si pranohen kandidatet ne kete shkolle, e cila eshte shume kompromentuese per te gjithe fituesit. Te gjithe pa perjashtin e fitojne konkursinpasi jane "trajnuar ' dhe kane paguar shuma maramnedese pikerisht ketyre 'trajnereve' qe jane ata qe japin mesim dhe hartojne testet.Shikojini pergjigjet qe japin konkurentet , jane te gjitha pothuajse te njejta . Ata qe i korrigjojne jane pikerisht ata qe i trajnojne.A nuk eshte kompromentuese kjo qe ne nisje?Studentet e kesaj shkolle jane te gjithe apagaj qe nk dine te interpetojne ligjin ne shumice dermuese por ama shquhen vetem per faktin qe kane pasur 'kembengulje me pagese te larte' per tu bere magjistrate . E MJERUESHME .

    Përgjigju
    • niku: 07/10/2019 13:35

      Je kaq i informuar sa me siguri je nga ata qe ke rene ne tjeter e vetingut

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?