Diplomohet Emma Watson, por jo në “Hogwarts”

Diplomohet Emma Watson, por jo në “Hogwarts”
Aktorja e njohur britanike Emma Watson është diplomuar në Universitetin e Brown për Letërsi Britanike.

Watson, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të studimeve në shesh xhirimi ka finalizuar 4 vjet studime të larta në Universitetin e Brown.

Ajo është shprehur për kohën e kaluar në Universitet ku ka vlerësuar respektimin e privatësisë së saj nga studentët e tjerë.

“Kam qenë në një festë me 100 studentë dhe asnjë prej tyre nuk ka vendosur qoftë edhe një foto timen në Facebook”,-ka thënë ish-protagonistja e “Harry Potter”.

Një pjesë të studimeve të saj Watson i ka kryer në Universitetin e Oxfordit në Britani.

emma watson

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve