Dirigjenti kritikon Festivalin e 59-të të Këngës. Sulejmani: Këngët, të përzgjedhura me kritere joprofesionale

Pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani në një lidhje live  Gjermania me “ReportTV” analizon këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Të jemi të sinqertë, ajo listë është produkt i një përzgjedhje të bërë nga një juri e vendosur nga drejtuesit e Festivalit të Këngës në RTSh. Është një përzgjedhje, më saktë personale edhe nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një zgjedhje të hapur, apo që u takon edhe palëve. Këtu mendoj jo vetëm tokën shqiptare, por dhe trevat e tjera shqipfolëse, që përfshijnë Kosovën dhe Maqedoni e Veriut. Edhe pse kemi pas dy përfaqësime nga këto toka”, thotë Sulejmani.

Teksti dhe muzika e këngëve që ishin në garë, për Sulejmanin nuk janë trajtuar si duhet, ndërsa vihet re në to edhe ndikimi i këngëve orientale

“...Në festivalin e këtij viti jam munduar që të kuptoj tekstin apo synimin që ka pas një autor në një këngë të caktuar. Kam parë mangësi në gjuhën shqipe, në përcjelljen e mesazhit, si edhe në titujt “Kush je ti dashuri” i kënduar nga Festina Mejzini, që përbën një krim në gjuhën shqipe. Kemi të bëjmë me disa dukuri, që më bëjnë të mendoj se mungon vetëkontrolli, ajo që quhet përzgjedhje profesionale dhe me një mendim të largët në lidhje me cilësinë artistike të këngës, jo vetëm të muzikës e tekstit, por të gjithë paraqitjes skenike. Edhe kjo është një nga cilësitë më negative që po e shikojmë në vite në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Ajo që unë ndiej që është vazhdimësi e të gjithë këtij procesi, është influenca e madhe e këngëve orientale. Unë dëgjoj në refrene edhe orkestracione, elementët e muzikës në telenovela që prezantohen në mediet shqiptare”.

Për këngën fituese “Karma” të interpretuar nga Anxhela Peristeri, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Klaidi Bahitit, Desar Sulejmani shprehet, se:

“Jo vetëm kënga “Karma”, por edhe shumë këngë të tjera, janë me influencë masive nga ndikimet e huaja. Kjo ka të bëjë me krijuesit e këtyre këngëve, unë ditët e fundit kam gjurmuar krijuesit e këngëve. Kam vrenjtur që të gjithë krijimet që sillen aty kanë vetëm një rreth shumë të ngushtë krijuesish. Kjo e bën dhe këngën fituese jo shumë përfaqësuese. Unë nuk e shikoj si një këngë që do na përfaqësojë mirë dhe do na nxjerrë në finale të një Festivali të Këngës Evropiane. Është një këngë që unë e shikoj në kanalet e muzikës privat e që transmetohet në Shqipëri, edhe nuk e shikoj si ndonjë këngë që do të na përfaqësojë me dinjitet”.

Mungesën e emrave të njohur në festivalin e këngës, artisti e argumenton kështu:

“Ne kemi pas festival dhe më përpara. Kemi një zhvillim ndryshe, pjesëmarrja në këtë festival ka qenë një nga arritjet më të mëdha të artistëve në këtë festival. Përkufizimi që i bëhet kësaj këngë është fakti që do të shkojë në Eurovision. Mospjesëmarrja e emrave të njohur të këngës në përgjithësi është vet vlerësimi i paktë i këtij institucioni, që po e humb vlerën e tij ndër vite. Kjo është përgjegjësi ndër vite e drejtuesve që  s’po arrijnë që të bëjnë ndryshim. E shikoj si negative, çdo zhvillim që shkon në këtë drejtim”.

Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2021 në Roterdam të Holandës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi