Disa këshilla si të nisim
përditshmërinë pas pushimeve

Disa këshilla si të nisim<br />përditshmërinë pas pushimeve
Pushimet tashmë kanë përfunduar dhe ka ardhur momenti të rinisim punën dhe t’i rikthehemi rutinës së përditshme.Plazhet, shëtitjet në breg të detit si dhe darkat mondane do të mbeten veçse një kujtim i largët për t’i lënë vendin stresit, familjes, palestrës dhe impenjimeve profesionale.

Është e vështirë t’ia nisësh, sidomos për ata që gjatë pushimeve kanë ndryshuar totalisht ritmin biologjikë duke fjetur vonë në darkë ose duke vizituar vende për orare të zgjatura. Për të gjithë ata që i tremben rikthimit, ekzistojnë metoda për t’u përballur me të më qetësi.

1. Flini shumë
Nata e fundit para se të ritheheni në punë është thelbësore për të gjetur energjitë e duhura. Ju duhet të bëni një gjumë të plotë dhe të rehatshëm për të shmangur eksperiencat e lodhshme dhe aventurioze. Duke fjetur mirë do të evitoni faktin e të qenurit të përgjumur në ditën e parë të punës si dhe gabimet. 

2. Përshtatuni gradualisht 
Rikthimi në punë është paksa i vështirë për të gjithë, por mjafton të përballoni orët e para për të kuptuar që asgjë nuk ka ndryshuar. Mjafton të ndizni PC për të marrë në dorë profesionin tuaj.

3. Bëni ushtrime në zyrë
Nëqoftëse pushimet kanë qenë veçanërisht të lëvizshme, është mirë që të mos braktisni ritmin kur t’i riktheheni përditshmërisë. Do të ishte mirë që të përpiqeni të bëni disa ushtrime fizike edhe në zyrë.

4 . Rikthejuni dietës
Kthimi nga pushimet për disa mund të jetë një ngjarje dramatike, pasi ju duhet të mbajnë dietë në mënyrë që të shmangin stresin e kileve të tepërta që mund të kenë marrë gjatë kohës që relaksoheshin. Është e këshillueshme që të rikapni ritmin para se të merrni një vendim kaq drastik. 

5. Bëni pauza në ajër të pastër
Pas përfundimit të pushimeve, kalojmë nga drita e diellit në plazh në dritën artificiale të zyrës. Për të mos përjetuar një traumë të ngjashme, është mirë që bëni pushimin e drekës në ajër të pastër, edhe kur temeperaturat janë të larta. 

6 Jini pozitiv
Fillimi i një sezoni të ri sjell pashmangshmërisht propozime të reja. Një promovim, rënie në peshë, gjetje e dashurisë. E rëndësishmë është të jeni pozitiv dhe të gjeni energjitë e duhura për të përballuar çdo të re. 

7. Bëni pauza të shpeshta
Për ta përballuar sa më mirë rikthimin nga pushimet janë të këshillueshme pauzat e shpeshta, çdo 30 minuta. Në këtë mënyrë çplodhni sytë dhe largoni stresin.

8 Gëzojuni pushimit të shtëpi
Me fundin e verës, përfundojnë edhe mbrëmjet mondane. Në mbrëmje rithehuni në shtëpi nëse ndiheni të lodhur për të dalë me miqtë. Është mirë që t’i shijoni ato momente relaksi duke bërë një banjë ose duke lexuar. 

9. Kaloni jashtë fundjavat
Edhe nëse pushimet kanë përfunduar, dielli i fortë do t’iu lejojë që të kaloni sërish disa ditë në plazh. Përse të mos organizoni një fundjavë jashtë për t’u çplodhur ?

10. Organizoni mbrëmje me miqtë
Rikthimi në qytet do të thotë takim me miqtë më të shtrenjtë më të cilët nuk patët mundësi të takoheshit gjatë pushimeve. Për të gjithë ata që ndoshta nuk mund të dalin pas orës 22.00, ideale është të organizojnë një mbrëmje me aperitiv. Do të kaloni mirë në shoqërinë e miqve dhe do të ktheheni në shtëpi në orarin e përshtatshëm.

Redaksia online
(U.S/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat