Disa mënyra efektive për të ulur nivelet e stresit

Disa mënyra efektive për të ulur nivelet e stresit

Foto ilustruese

Kortizoli është hormoni i stresit i cili prodhohet nga adrenalina. Një nivel i lartë i kortizolit mund të ketë efekte negative të mëdha në shëndetin  mendor dhe fizik, pasi mund të shkaktojnë ankth, depresion, shtim në peshë, probleme me gjumin, dhe madje edhe sëmundje të rënda si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Por, ka disa mënyra të thjeshta për të ulur nivelet e kortizolit dhe për të ndihmuar në mbajtjen e trupit dhe mendjes në gjendje të shëndetshme.

Mendimet Pozitive
Stresi shpesh vjen nga mendimet negative dhe fiksimet. Praktikoni teknika relaksuese, për praktikimin e mendimeve pozitive në ditën tuaj në mënyrë që të shmangni stresin. Krijoni një listë me gjëra pozitive për të reflektuar momente të lumtura, arritje personale, apo momente paqësore. Kjo do të ndihmojë në uljen e stresit dhe uljen e niveleve të kortizolit.

Relaksimi dhe Meditimi
Meditimi dhe teknikat e relaksimit, si yoga, janë mënyra të shkëlqyera për të ulur kortizolin. Këto metoda ndihmojnë në zvogëlimin e tensionit muskular dhe përmirësojnë ndjenjën e qetësisë së mendjes.

Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe prodhimin e endorfinave, të njohura si “hormonet e lumturisë”. Bëni ushtrime të rregullta, si ecje, vrapim, ose sporte për të mbajtur kortizolin nën kontroll.

Mënyra e të Ushqyerit
Ushqimi ndikon shumë në nivelet e kortizolit. Përzgjidhni një dietë të shëndetshme dhe të pasur me fruta, perime, proteina të pasura me aminoacide, dhe yndyra të shëndetshme si omega-3. Mbani nën kontroll konsumin e sheqerit dhe kafeinës, të cilat mund të rrisin nivelet e kortizolit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë