‘Disa palaço bëjnë krime me Partizanin’, Braçe për vendimet e arbitrave: Kërkoni ndjesë një herë të vetme

‘Disa palaço bëjnë krime me Partizanin’, Braçe për vendimet e arbitrave: Kërkoni ndjesë një herë të vetme

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i klubit të Partizanit, ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi për gjykimet e arbitrave në ndeshjet e fundit. Braçe konkretisht kapet me sfidën kundër Kukësit, e humbur 1-3 nga Partizani, por që sipas tij u mohuan dy penallti. Sakaq sipas Braçes kjo nuk është hera e parë që bëhet diçka e tillë ndaj kampionëve në fuqi të Superligës, që po kalojnë një moment të vështirë në kampionat.

Zëvendës kryeministri shkruan edhe për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi ku disa klube janë të interesuar për futbollistët e Partizanit. Për këto klube Braçe shkruan se fillimisht duhet të shlyejnë borxhet, ndërsa pastaj duhet të gjejnë lekët për të blerë lojtarët.

Postimi i Braçes:

Mua e çdo tifozi te Partizanit,
na shkoj jeta kështu;
ARKIVOJME KRIMET E QELLIMTA TE PALACOVE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR!

Lexoini keto tre tituj;
Tani dilni e me quani mua
tifoz te semure!

Dilni palaco e thuajeni, ska problem!
Por,
KERKOINI NDJESE NJE HERE TE VETME PARTIZANIT PER KRIMIN QE KONSUMOHET CDO NDESHJE!

Nuk ju ndihmon asgje,
as historite e vjetra me “persekutim”,
as titujt pa kuptim, as fshehja pas meje,
as deshperimi i Partizanit ne fushe,
te fshihni krimin e ububushem kunder Partizanit cdo ndeshje!

Nje ndeshje ku mohoen dy penallti mund te humbet, por jo prej krimit te palacove te futbollit;
Nje ndeshje e dyte, e trete etj ku mohoen dy penallti mund te humbet perseri e perseri, por jo prej serialit te krimit te pallacove te futbollit!

Jorgji nje here, Jorgji dy here, tre here .. gjithmone, pastaj Ferataj nje here, dy here, tre here .. gjithmone,
pastaj nje tjeter star Hamitaj, dhe ky sa here te doje-u mbush plot arkiva!

Ca kohe me pare keta na i nxirrnin ne TV-ne e tyre te komentonin gabimet;
PERSE NUK PO I NXJERRIN TANI KUR KRIMET JA BEJNE MU E JANE TE QELLIMTA?!
Nxirrini te flasin!

Natyrisht, Partizani nuk ka alibi, fare!
Klubi, drejtori, trajneri, lojtaret duhet te shohin njeri tjetrin ne sy jo per te nisur nje cikel kunder njeri tjetrit,
por per te marre pergjegjesi si burra e per ti dale zot fanelles, sezonit, POPULLIT TE KUQ, PARTIZANIT.

Por nese te gjithe-PARTIZANI,
nuk kane alibi per gjendjen ku jane,
kurre nuk mund te jene alibi per te fshehur krimet e palacove te futbollit!

Kudo, kudo ku luhet futboll,
ndodh ne nje ndeshje e behet shembull,
kurre nuk mund te ndodhe ndeshje per ndeshje.

Flisni per krimin qe te shpetoje futbolli i ndershem ne kete vend!

Deri atehere,
lerini te qete futbollistet e Partizanit;
Mund ti doje kushdo,
por nuk ka para per ta;
ME BORXHE NUK BLIHEN YJE!
SHLYENI BORXHET NJEHERE!

Seriali kriminal i palacove te futbollit synon qarte shperberjen e Partizanit!

Kane nje jete qe kane vetem kete enderr;
I urrenin emrin, ngjyren, yllin, kampionet, titujt e fitores,
i morren klubin per pallatet e rraces me te poshter qe ka patur ky vend ne pushtet, e cuan nje kat nen dhe;
JA KU ESHTE, GJALLE E KAMPION!

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 11/06/2020 16:05

    Ka nje problem te madh me keta ministrucat. Nga nje ane bejne si parimore dhe te ndershem dhe nga ana tjeter lepihen si kone me parellinjte. Ky tifoz i zjarrte i partizanit qe ndodh te jete deputet nuk duhet t'ja lejoje vetes te shfaqet si kodosh ne krahe te presidentit te partizanit neper tribuna sepse pranon privilegje qe i vijne nga pozita nga persona qe kane shume historira. Per me shume nuk flet si tifoz por si pronar klubi c'ka e perforcon faktin qe merr privilegje per sherbime te caktuara direkt po terthorazi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion