Për të gjithë ata që konsumojnw kafe turke, ka disa këshilla se si mund të përdorin llumin që ngelet në fund të filxhanit.
Ka shumë përdorime të cilat ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Duke filluar nga përdorimi si pleh, maskë për flokët, përdorimi në pastrim dhe shumë përdorime të tjera që do ti lexoni më poshtë.
Freskues ambjenti
Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme dhe do të keni rezultate të mrekullueshme.
Mjet për pastrim
Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin.
Fërkojeni në enën të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën.
Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.
Maskë për flokë
Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë.
Femrat që kanë flokë biondë këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo femrat flokëgështenjë pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!
Trajtues lëkure
Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni trajtues lëkure, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim.
Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit.
Mbrojtës nga pickimi i insekteve
Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon.
Pleh
Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com