Berisha justifikon humbjen: Rama dhe Yuri Kim komplot ndërkombëtar kundër opozitës, por ne ia dolëm dhe morëm këshilltarë! Do ngrihemi në protesta

TIRANË- Me humbjen në xhep të zgjedhjeve të 14 majit, ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish të justifikojë disfatën e 'Vendoreve' por kësaj radhe ka paralajmëruar edhe protesta si të vetmen alternativë kundër qeverisë. Ai ka mbledhur sot me kandidatët e bashkive dhe krerët e degëve duke u justifikuar për rezultatin e zgjedhjeve vendore 2023. Por edhe pse ka humbjen më të madhe të shënuar ndonjëhërë, kreu i Rithemelimit shpreh se me fitoren e 7 bashkive të vendit kanë pasur një sukses, madje shprehet se edhe rezultatet për këshilla Bashkiakë kanë qenë të suksesshme edhe pse në thelb, koalicioni ‘BF’ mori disfatën e dytë në këshilla në Vendore. Ish kryeministri ka bërë përgjegjës kreun e qeverisë Rama se në bashkëpunim me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim (të cilën e cilëson si ish), kanë manipuluar zgjedhjet duke i bërë Berishës atë që ai e quan komplot ndërkombëtar.

“Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej.

Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte. Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund.

Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin. Një përpjekje mafioze shqiptare- ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare, dëshmoi në mënyrën më të turpshme. Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur, kaq antikushtetuese, kaq antiligjore nga mafia shtetërore shqiptare dhe ndërkombëtare, për të shuar opozitën në Shqipëri. Kurrë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur për ta vendosur atë në kontroll të plotë të interesave mafioze të Edi Ramës.

Edi Rama, me ndihmën e ish-ambasadores amerikane, McGonigalit me fustan, ndërhyri në procesin gjyqësor në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe i mori forcës politike vulën, logon, tre ditë para fillimit të fushatës, me qëllimin që kjo forcë politike të mos hynte në fushatë.”-tha Berisha.

Edhe kësaj radhe, ish kryeministri Sali Berisha bëri ‘fajtor’ Metën për humbjen në zgjedhje. Ai u nënkuptoi kanidatëve të koalicionit të Bashkë Fitojmë se nëse ai do të kishte qenë kreu i koalicionit, rezultati do të ishte ndryshe. Si në çdo akuzë, Berisha përmendi edhe George Sorosin si përgjëgjës të humbjes së tij.

“Por, ne nuk mund të binim viktimë e një akti antishqiptar, antidemokratik të mafies së Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo nuk mund të ndodhte.

Kurrë në historinë e një vendi të lirë nuk ka ndodhur, që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria. Dhe ky përbën një nga aktet më të shëmtuara me qëllimin e vetëm për të goditur në zemër opozitën, për ta bërë atë fiktive.”- tha Berisha.

Pas disfatës së 14 majit, Sali Berisha nuk e pranon rezultatin e humbjes dhe në çdo dalje publike me akuzat për qeverinë se i kanë marrë zgjedhjet në mënyrë të padrejtë duke thënë se nuk e pranon rezultatin. Berisha thotë se do të bëjnë analizën përmes 2 fazave, raportit serioz për analizën teknike të procesit zgjedhjet dhe analizën e veprimtarisë së opozitës

Ndonëse pretendonte se do të rrëzonte qeverinë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha në koalicion me Ilir Metën dhe Vangjel Dulen nuk morën më shumë se 7 bashki.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Berisha sulmon sërish mediat: Kush kërkon video e përgjime nga ne për manipulimet në 14 maj, janë skllevër të mafies

 

Sali Berisha iu përgjigj sërish sot zërave që i kërkojnë opozitës të tregojnë filmimet e manipulimeve të 14 majit, është shërbëtor i mafies.

“Kush i thotë opozitës që “nuk i filmuat”, ata janë bashkë me hajdutin.

Të pretendosh se ku u blenë zgjedhjet, tregon se je një skllav i mjerë i mafies më të rrezikshme në Europë, do të thotë se nuk sheh 680 mijë zarfe dhe kërkon të krijosh imunitet se je gazetar.

Si gazetar ti duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të mbrosh një krim monstruoz të papare.

Opozita as nuk filmon, as nuk përgjon. Nuk kemi programe të survejimit të qytetarëve", tha Berisha.  

Ora 13:08
Pas disfatës në zgjedhjet vendore, Berisha paralajmëron protesta: S’ka rrugë tjetër

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta pas disfatës së zgjedhjeve të 14 majit.

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë.

Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat.

Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa.

Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë.

Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur.

Asgjë përveçse për të votuar të lirë.

Edi Rama tregoi fytyrën e tij, tregoi se ka futur në kthetra në mënyrën më mizore mediat, studiot televizive.

Unë u them këtyre zotërinjve se do u kundërvihem me forcën më të madhe gjersa ju shkelmoni interesin publik të shqiptarëve, gjersa ju nuk guxoni ta mbroni atë për arsye që i dini vetë dhe rreshtoheni në anën e qeverisë që kreu megakrimin elektoral më të madh në historinë e vendit. Që nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi. Doshi është thjesht një çirak në blerje në krahasim me Ramën.

Them këtë sepse situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë se ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen.

Ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka pësuar asnjë komb tjetër në botë. E gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën.

Ne do qëndrojmë. Unë kam bindjen më të thellë se ne do qëndrojmë.

Demokratët, në kushte shumë të vështira, kur kanë qenë shumë herë më pak se kaq, kanë ditur të mbrojnë opozitarizmin, kanë ditur të mbrojnë vlerat, të krijojnë shpresat dhe ne të vazhdojnë betejën.

Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që qëndruan të pamposhtur, do i japin kthesë vend- tha Berisha.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 29/05/2023 18:36

    Ata qe mbeshtesin ndjekin dhe degjojn Berishen do ja kene borxh historis shqipare per kohen e humbur me kete njeri kaq te keq te cmendur psikopat! E ndjekin se e kane te siguruar rrogen e deputetit shkojn ne parlament per te kaluar kohen e jo per te punuar.

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 29/05/2023 17:04

    Kan rriedhur te gjithe aty, pse vetem ky?

    Përgjigju
  • Beni: 29/05/2023 15:31

    Mire qe ky eshte i cmendur,po ata qe e degjojne,cfar jane? Me plotkuptimin e fjales jane gomere.Eshte turp te shkosh ne takime me Berishen.Nuk i qendron larg edhe BashA.Duhen gjetur rruget per pastrimin e PD.

    Përgjigju
  • asolingo: 29/05/2023 13:48

    Ne momentet e fundit te karieres KUÇEDRA Sali Berisha po luan guret e fundit se mos ndodh ndonje mrekulli.Loku po i hipi kalit kollaj se zbret(Namik Hoti).

    Përgjigju
  • Tutu: 29/05/2023 13:28

    Nuk besoj se Shqiperia ka patur armik me te madh ne shekuj se zotrote…!!

    Përgjigju
  • ana: 29/05/2023 12:33

    Ca suksesi < ti je HUMBESI me i madh i koherave , TI S VLEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola