Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit

Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit

Dëshpërimi te Man. United

Manchester United humbi 4-0 dje në Londër nga Crystal Palace. Me këtë disfatë djemtë e ten Hag e çojnë shifrën e humbjeve sezonale në 13-të, duke shkruar 'rekordin' më të keq në historinë e klubit brenda një sezoni.

Ky rezultat negativ si dhe paraqitjet e përgjithshme të cilat kanë qenë mjaft zhgënjyese nga ‘Djajtë e Kuq’, me shumë gjasa do ta detyrojnë bordin e klubit që t’i nënshtrohen një rinovimi të madh të skuadrës, ku pritet të ketë largime të mëdha dhe prurje të reja.

Megjithatë, në një edicion që ka pasur luhatje të mëdha, United ka mundësinë që ta mbyllë sezonin me një trofe nëse fitojnë në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt. Ky duel do të luhet në ‘Uembley’ të Londrës më datën 25 maj me fillim nga ora 16:00.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool