Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri

Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri

Astrit Patozi

"Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojnë vendosin gjithçka". Kjo është një shprehje e vjetër që i mëvishet ta ketë thënë Stalini, e cila shpjegon qartë konceptin për zgjedhjet të njërit prej diktatorëve më gjakatarë të historisë së njerëzimit.
Edhe pse kohët, rrethanat dhe personazhet mund të mos kenë asnjë ngjashmëri, pak a shumë të njëjtën gjë duket se mendojnë sot ata, që nënshkruan dakordësimin e

Këshillit Politik për ruajtjen e statuskuosë në zgjedhjet tona.
Sepse thelbi i marrëveshjes famëkeqe Rama-Basha ishte që çunat problematikë të tre partive recidiviste në vjedhje votash t'i mbanin sërish duart e tyre të ndotura brenda kutive të votimit. Gjithçka tjetër, që diskutohet për këtë temë, ose nuk ka të njëjtën vlerë, ose është teknikalitet pa shumë rëndësi.
Ndaj edhe është e domosdoshme që ajo të rrëzohet, qoftë edhe vetëm për ta çliruar Shqipërinë nga ai mentalitet i ndyrë stalinist për zgjedhjet, më shumë se 100 vjet pas Revolucionit të Tetorit, ku dy apo tre veta duan të numurojnë votat e gjithë të tjerëve.
Listat e hapura, korrektimi kombëtar dhe depolitizmi i komisioneve është trinomi kryesor, që jep zgjidhje reale dhe afatgjatë për një reformë zgjedhore të qënësishme.

Vetëm nëse arrihet kjo, ne mund të shpresojmë se i kemi lënë pas krahëve zgjedhjet problematike, gjithmonë të kontestuara dhe i kemi hapur rrugën një etape të re të përfaqësimit politik dhe të vendimmarrjes në Shqipëri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 06/07/2020 20:30

    Dishepujt e fundit te Stalinit ne Shqiperi jane strehuar ne seline e PD zoti Patozi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja