Diskutimi për pagat e institucioneve kushtetuese, Braçe te ‘Ekonomia’: Sot po bëjmë vlerësimin e punës, gjithkush të marrë atë që i takon

 

Deputeti socialist Erion Braçe, në diskutimin sot në Komisionin e Ekonomisë tha se një nismë e tillë është e domosdoshme, për të vendosur hierarkinë por edhe në vlerësim të punës.

“Rrogat janë një vlerësim monetar i punës. Por edhe vlerësim i statusit të vendit të punës. Në momentin që duam të ndërtojmë një hireaki, këtë e kemi caktuar që në vitin 1990. Përmes asaj vijon dhe vjen demokracia, asaj hireakisë. Ka institucione që garantojnë demokracinë në këtë vend. Po! Ne në këto vitet e fundit kemi vendosur në krye të hierarkisë drejtësinë. Kemi dashur, kemi pasur vullnetin ti japim një dimension më të lartë në hierarki drejtësisë dhe më vjen mirë që do vazhdojmë ta ruajmë këtë. Pasi gjithkush duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe drejtësisë dhe kjo duhet të materializohet deri në fund.  Nëse kthehemi tek hierarkia, mjerë ai që e sheh parlamentin si një institucion ku janë mbledhur një grup njerëzish që e kanë mendjen të vjedhin…Ky mentalitet lidhet me atë moment kur në kuvend kanë hyrë njerëz që s’kanë asnjë lidhje me interesin publik, por interesin e biznesit të tyre apo të tyre personalin. Por pa diskutim që ka deputet që u bëjnë nder institucioneve, parlamentit dhe demokracisë. E treta, duhet ridimensionim i administratës publike. Shqetësimi që kam ngritur është ky, efikasiteti administratës publike. Kemi tepër njerëz në administratë publike, po i kemi…Duhet të ridimensionohet si me funksione, qoftë me burime njerëzore. Shpesh herë është ajo që dimë të gjithë, njerëzit në administratën publike nuk përgjigjen në kohë, me punën që duhet të përballojnë. Çmimi i punës, tregu i punës në këtë pikë, s’ka më asnjë kuptim. Nëse duam të kthehemi tek një administratë ku duhet të sundojë merita, që vendi i punës nuk është qokë nga partia, por që vendi punës mbahet vetëm me rezultatet. Të tepërtit të dalin jashtë. Të pa aftët, pa rezultate të dalin jashtë. Të talentuarit, të marrin atë që u takon… Kjo që po bëjmë me këtë ligj, është vlerësim i punës për gjithë secilin mbështetur mbi rezultatin. Kjo reformë s’do duhet të jetë shpërndarje parash për këdo, njerëz që e meritojnë, por dhe njerëz që nuk e meritojnë. Duhet reformë e administratës publike, që paraja të shkoj dhe atje ku ka rezultat. Patjetër që shërbimet publike duhet të jenë në fokus. Ajo që vjen në këtë reform të pagave, vlen pikërisht për këta njerëz, edukatorët, mësuesit, pedagogët e të gjitha niveleve. Mjekët e infermierët padyshim…Krizën sot e kemi tek mjekët e familjes. Nëse ka njerëz që meritojnë rritjen e rrogës, janë pikërisht këta”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Rritja e pagave për institucionet, debati te ‘Ekonomia’, komisioni miraton nivelin e ri të rrogave me rritje edhe për Qeverinë dhe deputetët


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë