Diskutohet projekt-buxheti i 2016 për Ministrinë e Mirëqënies, prioritet arsimi profesional

/ATSH/- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prezantoi sot në komisionin e medias, projekt-buxhetin e ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinise për vitin 2016.
Klosi gjatë prezantimit vuri në dukje rëndësinë dhe peshën që zë arsimi profesional, duke e reflektuar edhe në mbështetjen e madhe që do i jepet financiarisht.
"Mendoj se arsimi profesional është një nga momentet më të rëndësishme për ministrinë që unë drejtoj. Sa i përket buxhetit në tërësi, ai ka vlerën e 73.7 miliarde lekë, ose 5 % e prodhimit të brendshëm bruto e se bashku me shpenzimet që financohen nga të ardhurat kontributive, buxheti i MMRS arrin vlerën e 141.96 lekeve, ose 9.28% të prodhimit të brendshëm bruto. Ky buxhet ësht 4.3 % më i lartë se një vit më parë", tha Klosi.
Klosi vuri në dukje gjatë fjalës së tij se buxheti i 2016 do të t'i japë mundësi zhvillimit të fushave të ndryshme. "Zhvillimi i politikave në fushën e punësimit, kombinimin e aftësimit praktik me atë teorik për arsimin profesional, kurse profesionale për të arritur deri tek zonat rurale për të përfshirë të rinjtë në aktivitete të ndryshme si dhe integrimin e ish-te përndjekurve politikë", shtoi ai.
Ai tha se për arsimin dhe formimin profesional, buxheti do të jetë 32% më i lartë sesa buxheti i 2015. "Do të kërkohet rikontruktimi i disa nga institucionet e arsimit profesional, ndërtimin e shkollave të reja, për pajisje me laboratore. Kemi parashikuar 180 mësues, punonjës sociale dhe psikologë të rinj në shkollat profesionale, pra 180 punonjës më shumë në këto institucione.
Gjatë prezantimit, ai tha se për 2016-2018, pritet që mbështetja me fonde nga partnerët ndërkombetarë të kapë shifrat e 30 milione euro për arsimin profesional.
Sakaq, ai tha se do të përfundohet sistemi i grupit të shkollave të ekselencës nga qeveria gjermane, zviceriane, italiane, etj.
Sipas ministrit të Mireqenies Sociale dhe Rinise, gjatë 2016, arsimi profesional do të duhet të kthehet në qëndër të vemëndjes së qytetarëve, për shkak të rëndësisë që ai ka.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai