Kjo foto e publikuar nga Presidentja e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga takimi që u zhvillua dje në Selanik mes liderëve të 12 vendeve, ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo foto është shkrepur nga darka zyrtare dhe ‘largësia kilometrike’ mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë Rama është e dukshme. Ndërkohë që Osmani në foton e publikuar e ka ‘prerë’ Kryeministrin e Shqipërisë nga fotoja, i cili duket ashtu në cep.

Marrëdhënia e drejtuesve të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, me Edi Ramën, nuk është e mirë, dhe kjo tashmë nuk është një gjë e re, por duke se ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, edhe në prani të të tjerëve, kur ndodhen në takime ndërkombëtare. Dhe gjithçka duket në këtë foto. Pozicionimi i karrigeve tregon parehatinë e tyre me njëri-tjetrin, pasi siç shihet nga foto, ndryshe nga të tjerët, karrigia e Ramës me atë të Osmanit ka distancë të theksuar. Ky gjest i Presidentes së Kosovës nuk është pritur fare mirë në Prishtinë dhe ka shkaktuar debate të shumta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Osmani 'preu' Ramën në foto, analisti: Veprimi i Vjosës e ka burimin te inferioriteti i saj dhe Albinit ndaj kryeministrit shqiptar

Një tjetër reagim ka ardhur nga analisti e gazetari, Ilir Mirena mbi foton e publikuar nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama. Sipas analistit kosovar ky veprim i Vjosës vjen si pasojë e inferioritetit të saj dhe Albin Kurtit kundrejt kryeministrit Rama.

 "Urrejtja që ka Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe nxitja që po u bëjnë militantëve të tyre në forcimin e kësaj urrejtjeje ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë burimin e ka në inferioritetin e tyre kulturor… Elektorati në Shqipëri nuk mashtrohet me k’si populista studentore, dhe për këtë ua ka tregu vendin kur provuan t’i fusin hundët në zgjedhjet parlamentare atje… E shumta që k’ta mund t’ja dalin politikisht në Shqipëri është pjesëmarrja në ndonjë shoë televizive përballe konspiracionistit Alfred Cako", shkruan Mirena.

Ora 14:16
Fotoja e Osmanit nga Samiti, gazetari nga Kosova: Klasa politike në Prishtinë ka ndjenja armiqësorë ndaj Shqipërisë politike

1654949125_2856412935667778881400887599025917889954537n.jpg

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një foto të publikuar më herët nga Vjosa Osmani ku në darkën me kancelarin gjerman Schulz, ajo ka ‘prerë’ kryeministrin Edi Rama.

Në statusin e tij të FB, Buzahala shkruan se Presidentja e Kosovës është plot mllef dhe se nese do bënte një zgjedhje mes Vuçiçit dhe Ramês ajo do zgjidhte Vuçiçin. Ai shkruan se klasa politike në Prishtinë aktuale ka ndjenja armiqësorë ndaj Shqipërisë politike.

“Kqyre cfare foto ka zgjedhe Presidentja Osmani, me ilustru darken me Kryeministrin Schulz ????. Rama i preme n’midis . Viranja vec mllef osht. Me i thane, cilin po don me e hjeke prej darkes, Ramen a Vuciqin nuk ish mendu as 1 sekond, ta kish fluturu Ramen deri ne Konispol. Aktualisht e kena ne fuqi nje klase politike qe ndaj Shqiperise politike ka sentimente armiqesore. Per keta nuk ka rendesi qe Rama i ka fitu 50 perqind te votave shqiptare, qaq sa i kane fitu keta. Thaci kur u pat zgjedhe kryeminister ne vitin 2007, Berisha ka qene kryeminister ne Shqiperi. I paten tejkalu inatet personale, edhe paten arrite me i majte te dy shtete ne raporte te mira. Shume qesharake situata”, shkruan ai.