Ditëlindja e Dr. Florit  përkujtohet
nga miqtë më të afërt

Ditëlindja e Dr. Florit  përkujtohet<br />nga miqtë më të afërt
Ditëlindja e këngëtarit të ndjerë Floran Kondi (Dr.Flori) është përkujtuar nga miqtë më të afërt të artistit.

“Sot ditëlindja e Florit. I paharruar…”-ka shkruar këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi.

Gjithashtu edhe këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë  në rrjetin social Facebook përkujtimin e saj për figurën e tij “Sot do te te festojme ditelindjen o Flor. Na mungon. Shume. Sa here e mendoj ikjen tende , mbushem lotë....”.

Gjithashtu edhe pjesëtari I grupit West Side Family, Landi Hysi e ka kujtuar ditëlindjen e Dr.Florit.  

Këngëtari i njohur shqiptar u nda nga jeta nëntorin e vitit që lamë pas, si pasojë e një mbidoze kokaine, e cila ka qenë edhe përfundimi I ekspertizës mjeko-ligjore, duke theksuar se mjekët nuk mund të bënin asgjë për ti shpëtuar jetën.









Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike