Dita Botërore e Romëve-Sejdini: Jemi duke punuar shumë për këtë komunitet
ELBASAN, 8 Prill /ATSH-Miranda Sadiku/.- Një aktivitet festiv është organizuar edhe në qytetin e Elbasanit në kuadër të ditës Botërore të Komunitetit Rom. Qendra “Balashe”, në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit kanë organizuar këtë aktivitet ku në fokus ishin fëmijët rom dhe të drejtat e barabarta që ata duhet të kenë me fëmijët e tjerë. […]
/ATSH-Miranda Sadiku/.- Një aktivitet festiv është organizuar edhe në qytetin e Elbasanit në kuadër të ditës Botërore të Komunitetit Rom.
Qendra "Balashe", në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit kanë organizuar këtë aktivitet ku në fokus ishin fëmijët rom dhe të drejtat e barabarta që ata duhet të kenë me fëmijët e tjerë.
Në këtë aktivitet nuk ka mungur edhe kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, i cili tha se "bashkia ka pasur gjithmonë nën përkujdesje komunitetin rom. Jemi e vetmja bashki në vend që në Këshillin Bashkiak kemi anëtarë të komunitetit rom që mbrojnë të drejtat e tyre. Kemi punuar shumë për këtë komunitet dhe do të punojmë edhe më shumë në të ardhmen".
Në vijim, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë organizatave që operojnë në qytet për këtë komunitet Sejdini shtoi se, "kemi disa projekte për romët, më i rëndësishmi ndër ta është ndërtimi i 25 banesave për strehimin e tyre".
Projekte gjithashtu të rëndësishme janë ato të punësimit, shkollimit dhe integrimit të romëve. Të jeni të sigurtë që ju pret një e ardhme më e mirë," përfundoi Sejdini. Urime dhe falënderime kreu i bashkisë ka marrë edhe nga përfaqësues të këtij komuniteti, në veçanti për mbështetjen që i ka dhënë në lidhje me strehimin e tyre si edhe respektimin e të drejtave të tyre në përgjithësi nëpërmjet projekteve të ndryshme që ka ndërmarrë Bashkia më herët.
Madje ky komunitet ka shprehur mbështetjen e tyre në zgjedhjet lokale, pasi sipas tyre Qazim Sejdini njihet si kryetari, i cili ka mbështetur më shumë këtë komunitet në 25 vitet e fundit. Në këtë ditë të shënuar për ta ky komunitet feston në banesat e tyre madje edhe në lokale të ndryshme, duke e kthyer në traditë 8 prillin si ditë feste.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3046
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52