Dita e 12-të e grevës/ Gjendja shëndetësore e naftëtareve përkeqësohet! Qytetarë mblidhen në protestë: Rama duhet të vijë me një përgjigje konkrete (VIDEO)

BALLSH - Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të.  Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre. Sot ishte parashikuar që të mblidheshin qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Por numri i tyre nuk është shumë i madh. Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata.

Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare.

Një prej naftëtarëve u shpreh se kryeministri duhet të ulet në takim me ta me një përgjigje konkrete mbi pikat që ata kërkojnë, rikthimin e pagave ose rifillimin e punës.

"Duke mos pasur se asnjë reagim nga shteti, unë mendoj se duhet të mbështesim çdo ditë këto nëna heroine. Kauza jonë është e pandryshuar, pagesat e prapambetura dhe rifillimi i punës. Kryeministri duhet të vi në takim me ne me një përgjigje konkrete. Ky është vendimi im" - tha një prej protestuesve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Naftëtarja: Njëra nga ne u zëvendësua! Nga COVID-i s'i sollëm fëmijët! S'i sakrifikojmë për qejfin e Ramës (VIDEO)

Gratë naftëtarë kanë hequr dorë nga përfshirja e fëmijëve në grevën e urisë. Sipas tyre, nuk do e bëjnë këtë sakrificë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ata shprehen të vendosura që nuk do të heqin dorë, por e shohin si një reagim të pavend thirrjet e kryeministrit Edi Rama që të dalin nga greva me qëllim hapjen e negociatave

"Njëra nga koleget është zëvendësuar, kishte infeksion në zorrë, temperaturat, do të vazhdojmë të qëndrojmë, pa zgjidhje nuk dalim. Nëse do sillnim fëmijët do ishte kohë tjetër, nga COVID vendosëm që të mos t'i rrezikojmë fëmijët për qejfin e Edi Ramës, nuk do i sakrifikojmë", tha një naftëtare.

"E papranueshme që të rrish në një dhomë kaq të vogël në kushte të këqija, me virusin nëpër këmbë, megjithatë nuk kemi ku të vemi, jemi të detyruar të rrimë këtu, jo për kokfortësi siç thotë Rama, por për një zgjidhje", tha një tjetër.

"Ne jashtë kemi qenë, kemi kërkuar që Rama ministrja të negociojnë, por ata nuk pranuan. Ne ishim të detyruar ta bëjmë këtë. Ne shkuam në Tiranë, na rrahën policët, nuk denjuan të na thonin një llaf. Presim që kryeministri të reagojë, duam që të na japë lekët tona, a është kryeministër. Me tension 20 jo vetëm unë, por të gjitha shoqet që janë aty brenda. Turp atyre burrave që rrinë në kafene dhe nuk vijnë këtu", u shpreh një tjetër naftëtare.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 26/10/2020 11:22

    Problemi eshte se ju jeni ca fshatare te trashe qe mendoni se mund te impononi qeverine dhe shtetin. Kerkoni qe shteti te shkel ligjin qe ju te merrni rrogat qe nuk jua dha privati qe falimentoi. Cfare te bej ministria te futet ne burg qe te merrni ju rrogat? Po te tjeret nuk kane femije dhe gra qe nuk morren asgje nga mbyllja e fabrikave dhe uzinave keto 30 vjet? Apo si fshatare inatcore qe jeni shihni bythen tuaj e lini grate te torturohen ? Qeveria ka faj se eshte perpjekur te mbaj gjalle nje kufome ne kembe qe nuk ka te arrdhme. Uzina juaj ka vdekur, nafta po vdes nuk ka te arrdhme. Nuk ka investor budallenj te hedhin para tek fshataret e Ballshit, keto protesta ne fakt vulosen fundin e tyre sepse investoret do tmerrohen te shohin keto protesta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare